Electrolux EGD6576NOK User Manual Page 6

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 84
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 5
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
PARALAJMËRIM
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e
kontrollit.
Mos vini enë bosh mbi pllakën e
nxehtë.
Bëni kujdes të mos lini objekte ose enë
gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja
mund të dëmtohet.
Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë
të zbrazëta ose pa enë gatimi.
Mos vendosni letër alumini mbi pajisje.
Enët e gatimit prej gize ose alumini të
derdhur ose enët me fund të dëmtuar
mund ta gërvishtin xhamin ose
qeramikën prej xhami. Gjithmonë ngrijini
këto objekte peshë kur duhet t'i lëvizni
në sipërfaqen e gatimit.
Kjo pajisje është vetëm për përdorime
gatimi. Mos e përdorni pajisjen për
qëllime të tjera, si p.sh. për ngrohjen e
dhomës.
Përdorimi i pajisjes së gatimit me gaz
sjell gjenerim nxehtësie dhe lagështie.
Dhoma ku instalohet pajisja duhet të
ketë ajrosje të mirë.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
Përdorimi intensiv dhe për një kohë të
gjatë i pajisjes mund të sjellë nevojën
për më shumë ajrim, si për shembull
për të hapur një dritare ose për një ajrim
më efikas, siç mund të jetë rritja e nivelit
të ajrimit mekanik nëse mundet.
Përdorni vetëm enë gatimi të
qëndrueshme me formën e duhur dhe
me diametër më të madh se
dimensionet e vatrës. Ekziston rreziku i
tejnxehjes dhe i thyerjes së pllakës së
xhamit (nëse ka).
Sigurohuni që flaka të mos fiket kur e
rrotulloni çelësin shpejt nga pozicioni
maksimal në atë minimal.
Sigurohuni që tenxheret të vendosen në
qendër të unazave dhe të mos dalin
nga skajet anësore të sipërfaqes së
gatimit.
Përdorni vetëm aksesorët e ofruar me
pajisjen.
Mos instaloni një difuzor flake mbi vatër.
2.3 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e sipërfaqes së
saj.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull
për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë
të lagësht. Përdorni vetëm detergjent
neutral. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale pastruese të
ashpra, tretës ose objekte metalike.
2.4 Hedhja e pajisjes
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj
për t'u informuar me rregullat e riciklimit
të pajisjeve
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
Prisni kabllin e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Shtypni tubat e jashtëm të gazit.
6
www.electrolux.com
Page view 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 83 84

Comments to this Manuals

No comments