Electrolux EGD6576NOK User Manual Page 21

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 60
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 20
Sigurohuni që presioni i
furnizimit me gaz të pajisjes
të përputhet me vlerat e
rekomanduara. Lidhja e
rregullueshme fiksohet në
pjerrësinë e zakonshme
nëpërmjet një dadoje të
filetuar G 1/2". Vidhosini
pjesët dhe shtrëngoni çdo
gjë me teflon, nëse është e
nevojshme, për të marrë
drejtimin e duhur.
A
B
C
A. Fundi i boshtit me dado
B. Rondela
C. Bërryli (nëse nevojitet)
Lidhja e papërkulshme:
Lidhjen bëjeni duke përdorur tuba metali
të papërkulshëm (bakër me fund
mekanik).
Lidhjet "fleksibël" me fund mekanik:
Gaz natyror: lidhja e bërë me tuba
fleksibël me fund mekanik të cilat
vidhosen direkt te bërryli i animit të
pajisjes.
Butan / Propan: përdorni një tub
fleksibël, me guarnicionet e veta nëse
ia vlen të përdoret e gjithë gjatësia
dhe nëse pajisja funksionon vetëm
me butan. Nëse pajisja funksionon me
propan, përdorni tub fleksibël me fund
metalik të përshtatshëm.
Lidhjet me tuba fleksibël jometalikë:
Nëse është e mundur që të kontrollohet
lehtësisht lidhja në të gjithë sipërfaqen e
saj, ju mund të përdorni një tub fleksibël.
Lidhni fort tubin fleksibël me mbërthyese.
Gaz i lëngshëm
Përdorni mbajtësen prej gome të tubit
për gazin e lëngshëm. Përdorni
gjithmonë guarnicionin. Më pas vazhdoni
me lidhjen e gazit.
Tubi fleksibël është gati për t'u përdorur
kur:
nuk nxehet më shumë se temperatura
e ambientit ose më shumë se 30°C;
nuk është më i gjatë se 1500 mm;
nuk shfaq përthyerje;
nuk është tërhequr ose përdredhur;
nuk është në kontakt me pjesë të
mprehta ose qoshe;
mund të kontrollohet lehtësisht për t'u
siguruar për gjendjen e tij.
Kontrolli për ruajtjen e tubit fleksibël
konsiston në verifikimin që:
ai nuk ka plasaritje, prerje, shenja
djegieje në të dyja skajet dhe në të
gjithë gjatësinë e tij;
materiali përbërës nuk është forcuar,
por ka elasticitetin e duhur;
kapëset shtrënguese nuk janë
ndryshkur;
afati i skadimit nuk ka kaluar.
Nëse vihet re një ose më shumë
anomali, mos e riparoni tubin, por thjesht
zëvendësojeni.
PARALAJMËRIM!
Kur të ketë përfunduar
instalimi, sigurohuni që
guarnicioni i secilës lidhje të
jetë i saktë. Përdorni një
solucion me sapun, jo flakë!
8.4 Zëvendësimi i injektorëve
1. Hiqni skarat mbajtëse të tenxhereve.
2. Hiqni kapakët dhe kurorat e vatrës.
3. Hiqni injektorët me një çelës 7 dhe
zëvendësojini me ato që nevojiten
për llojin e gazit që përdorni (shikoni
tabelën në kapitullin "Të dhënat
teknike").
4. Rimontoni pjesët, duke ndjekur të
njëjtat hapa në rend të kundërt.
5. Zëvendësoni etiketën e specifikimeve
(që është vendosur pranë tubit të
furnizimit me gaz) me një tjetër të
përshtatshme për llojin e gazit. Mund
ta gjeni këtë etiketë në ambalazhin
që keni marrë bashkë me pajisjen.
Nëse presioni i furnizimit me gaz është i
ndryshueshëm ose i ndryshëm nga
presioni i nevojshëm, duhet të instaloni
një pajisje rregulluese të presionit te tubi
i furnizimit me gaz.
SHQIP 21
Page view 20
1 2 ... 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 ... 59 60

Comments to this Manuals

No comments