Electrolux EGD6576NOK User Manual Page 10

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 56
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 9
3.5 Treguesi i nxehtësisë së
mbetur
PARALAJMËRIM!
Rrezik djegieje nga
nxehtësia e mbetur.
Zonat e gatimit me induksion lëshojnë
nxehtësinë e nevojshme për procesin e
gatimit drejtpërdrejt në bazamentin e
enës. Qeramika e xhamit nxehet nga
nxehtësia e enës.
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
4.1 Vatrat e gazit
Pamje e përgjithshme e vatrës
së gatimit
A) Kapaku dhe kurora e vatrës
B) Termoçifti
C) Kandela e ndezjes
Ndezja e vatrës
Ndizni gjithnjë vatrën
përpara se të vendosni enët
mbi të.
PARALAJMËRIM!
Bëni shumë kujdes kur
përdorni zjarr të hapur në
mjedisin e kuzhinës.
Prodhuesi nuk mban asnjë
përgjegjësi në rast se flaka
keqpërdoret.
1. Shtypni çelësin e kontrollit dhe
rrotullojeni në drejtim kundërorar drejt
pozicionit të furnizimit maksimal me
gaz ( ).
2. Mbajeni çelësin e kontrollit të shtypur
për 10 sekonda ose më pak. Kjo
mundëson ngrohjen e termoçiftit. Në
të kundërt, furnizimi me gaz
ndërpritet.
3. Rregullojeni flakën pasi të ndizet
normalisht.
Nëse pas disa përpjekjesh
vatra nuk ndizet, kontrolloni
nëse kurora dhe kapaku i saj
janë vendosur në pozicionin
e duhur.
PARALAJMËRIM!
Mos e mbani çelësin e
kontrollit të shtypur për më
shumë se 15 sekonda. Nëse
vatra nuk ndizet pas 15
sekondash, lëshoni çelësin e
kontrollit, rrotullojeni në
pozicionin fikur dhe prisni të
paktën 1 minutë përpara se
të provoni ta rindizni vatrën.
KUJDES!
Në mungesë të energjisë
elektrike mund ta ndizni
vatrën pa ndihmën e
ndezësit elektrik; në këtë
rast afroni një flakë te vatra,
rrotulloni çelësin e kontrollit
në drejtim kundërorar drejt
pozicionit të furnizimit
maksimal me gaz dhe
shtypeni. Mbajeni çelësin e
kontrollit të shtypur për 10
sekonda ose më pak për të
mundësuar ngrohjen e
termoçiftit.
www.electrolux.com10
Page view 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 55 56

Comments to this Manuals

No comments