Electrolux EGD6576NOK User Manual Page 12

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 80
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 11
4.4 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni
zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra
nga materiale të ndryshme (strukture
sandwich).
fishkëllimë: po përdorni një ose
shumë zona gatimi me nivele të larta
fuqie dhe ena është e përbërë nga
materiale të ndryshme (struktura
sanduiç).
zukatje: po përdorni nivele të larte fuqie.
klik: po ndodh një proces elektrik.
fërshëllimë, gumëzhimë: ventilatori po
punon.
Zhurmat janë normale dhe nuk
tregojnë se ka ndonjë defekt.
Informacion mbi akrilamidet
E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit
shkencore, nëse e thekni ushqimin
(veçanërisht ato me përmbajtje niseshteje),
akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për
shëndetin.Për këtë arsye, ju këshillojmë
gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të
mos e thekni shumë ushqimin.
5. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "Të dhëna për
sigurinë".
Pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament
pastër.
PARALAJMËRIM
Objektet e mprehta dhe agjentët
pastrues gërryes e dëmtojnë
pajisjen.
Për sigurinë tuaj, mos e pastroni
pajisjen me pastrues me avull ose
me pastrues me presion të lartë.
Për ta pastruar më mirë vatrën, mund t'i
hiqni skarat mbështetëse të tenxhereve.
Për t'i pastruar pjesët e emaluara,
kapakun dhe kurorën, lajini ato me ujë të
ngrohtë dhe sapun dhe thajini me kujdes
përpara se t'i vendosni në vend.
Sigurohuni që pas pastrimit t'i vendosni
skarat mbështetëse si duhet.
Në mënyrë që vatrat të funksionojnë
mirë, sigurohuni që krahët e skarës
mbajtëse të jenë në qendër të vatrës.
Tregoni shumë kujdes kur t'i
rivendosni skarat mbështetëse, për
të mos e dëmtuar rrafshin e gatimit.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
qeramikën e xhamit nuk ndikojnë
në funksionimin e pajisjes.
Heqja e ndotjeve:
1.
Hiqni menjëherë: materialet
plastike që shkrijnë, letrat plastike
dhe ushqimet që përmbajnë sheqer.
Përdorni kruajtëse të posaçme për
qeramikën e xhamit. Vendoseni
kruajtësen mbi sipërfaqen e xhamit
qeramik në një kënd të ngushtë dhe
rrëshqiteni tehun mbi sipërfaqe.
Fikni pajisjen dhe lëreni të ftohet
para se të pastroni: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet metalike. Përdorni një
pastrues të posaçëm për qeramikën
e xhamit ose inoksin.
2.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent.
Mbajtëset e tenxhereve nuk duhen larë
në pjatalarëse; ato duhen larë me
dorë. Pas pastrimit, sigurohuni që
skarat mbështetëse të jenë vendosur
mirë.
3.
Në fund, thajeni pajisjen duke e
fërkuar me një leckë të pastër.
5.1 Pastrimi i kandelës ndezëse
Kjo karakteristikë realizohet nëpërmjet një
kandele ndezëse prej qeramike me një
elektrodë metalike. Këta elementë mbajini
të pastra për të shmangur vështirësitë
ndezje, si dhe kontrolloni që vrimat e
kurorës së pipëzës të mos jenë të
bllokuara.
12
www.electrolux.com
Page view 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 79 80

Comments to this Manuals

No comments