Electrolux EGD6576NOK User Manual Page 14

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 80
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 13
Për t'i pastruar pjesët e emaluara,
kapakun dhe kurorën, lajini ato me ujë
të ngrohtë dhe sapun dhe thajini me
kujdes përpara se t'i vendosni në vend.
Sigurohuni që pas pastrimit t'i vendosni
skarat mbështetëse si duhet.
•Në mënyrë që vatrat të funksionojnë
mirë, sigurohuni që krahët e skarës
mbajtëse të jenë në qendër të vatrës.
Tregoni shumë kujdes kur t'i
rivendosni skarat mbështetëse, për
të mos e dëmtuar rrafshin e gatimit.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
qeramikën e xhamit nuk ndikojnë
në funksionimin e pajisjes.
Heqja e ndotjeve:
1.
Hiqni menjëherë: plastmas të
shkrirë, celofan dhe ushqime që
përmbajnë sheqer. Përdorni
kruajtëse të posaçme për
qeramikën e xhamit. Vendoseni
kruajtësen mbi sipërfaqen e xhamit
qeramik në një kënd të ngushtë
dhe rrëshqiteni tehun mbi
sipërfaqe.
Fikni pajisjen dhe lëreni të
ftohet para se të pastroni: njollat e
çmërsit, rrëketë e ujit, njollat e
yndyrës, çngjyrosjet metalike.
Përdorni një pastrues të posaçëm
për qeramikën e xhamit ose
inoksin.
2.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent. Skarat
mbështetëse nuk mund të lahen në
enëlarëse; ato duhet të lahen me
dorë. Pas pastrimit, sigurohuni që
skarat mbështetëse të jenë vendosur
mirë.
3.
Në fund, thajeni pajisjen duke e
fërkuar me një leckë të pastër.
6.1 Pastrimi i kandelës ndezëse
Kjo karakteristikë realizohet nëpërmjet një
kandele ndezëse prej qeramike me një
elektrodë metalike. Këta elementë mbajini
të pastra për të shmangur vështirësitë në
ndezje, si dhe kontrolloni që vrimat e
kurorës së pipëzës të mos jenë të
bllokuara.
6.2 Mirëmbajtja periodike
Flisni periodikisht me Qendrën tuaj lokale
të Shërbimit që të kontrollojnë gjendjen e
tubit të gazit dhe rregulluesin e presionit,
nëse është i pranishëm.
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Problemi Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Nuk mund të ndizni ose
të përdorni pajisjen.
Keni prekur 2 ose më shumë fusha me sensor
njëkohësisht. Prekni vetëm një fushë me sensor.
Mbi panelin e kontrollit ka ujë ose njolla yndyre.
Pastroni panelin e kontrollit.
Ndizeni pajisjen sërish dhe cilësojeni nxehtësinë
brenda 10 sekondash.
Mekanizmi i sigurisë së fëmijëve ose bllokimi i
butonave Stop+Goështë aktiv. Shihni kapitullin
Përdorimi i pajisjes.
Një sinjal akustik dëgjohet
kur pajisja është e fikur.
Keni mbuluar një ose më shumë fusha me sensor.
Zbuloni fushat me sensor.
Treguesi i nxehtësisë së
mbetur nuk ndizet.
Zona e gatimit nuk është e nxehtë sepse ka punuar
vetëm për pak kohë. Nëse zona e gatimit është në
fakt e nxehtë, lidhuni me Shërbimin e Pas-shitjes.
Cilësimi i nxehtësisë
alternohet
Keni aktivizuar Bllokun e ushqimit. Shihni seksionin
Blloku i ushqimit.
14
www.electrolux.com
Page view 13
1 2 ... 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 ... 79 80

Comments to this Manuals

No comments