Electrolux EHD60150P User Manual Page 2

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 12
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Instalimi 3
Përshkrimi i pajisjes 5
Përdorimi i pajisjes 6
Informacione dhe këshilla të dobishme
8
Kujdesi dhe pastrimi 9
Çfarë të bëni nëse... 10
Probleme që lidhen me mjedisin 11
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Lexoni me kujdes këtë manual para
instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo
është në interes të sigurisë suaj dhe për
të siguruar funksionimin e duhur. Mbajini
këto udhëzime dhe sigurohuni që të jenë
me pajisjen kur ajo zhvendoset ose
shitet. Të gjithë personat që përdorin
pajisjen duhet të dinë plotësisht për
funksionimin e saj dhe veçoritë e
sigurisë.
Siguria e përgjithshme
Paralajmërim Personat (duke përfshirë
fëmijët) me aftësi fizike, ndjesore dhe
mendore të kufizuara ose me mungesë
përvoje dhe njohurish nuk duhet ta
përdorin pajisjen. Këta njerëz duhet të
jenë nën mbikëqyrje ose të udhëzohen
për përdorimin e pajisjes, nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Siguria e fëmijëve
Vetëm të rriturit mund ta përdorin kë
pajisje. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Mbajini fëmijët larg pajisjes gjatë kohës që
është e ndezur.
Paralajmërim Aktivizoni mekanizmin e
sigurisë së fëmijëve për të parandaluar
fëmijët e vegjël dhe kafshët shtëpiake të
aktivizojnë pajisjen aksidentalisht.
Siguria gjatë funksionimit
Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresa
mbrojtëse nga pajisja para përdorimit të
parë.
Fikini në "off" zonat e gatimit pas çdo
përdorimi.
Rrezik djegieje! Mos vendosni takëme ose
kapakë tiganësh mbi sipërfaqen e gatimit,
pasi mund të nxehen shumë.
Përdoruesit me stimulues kardiak të
implantuar, duhet ta mbajnë trupin
minimalisht 30 cm larg zonave të gatimit
me induksion ndërsa janë të ndezura.
Paralajmërim Rrezik zjarri! Yndyra
dhe vajrat e tejnxehur marrin flakë
shumë shpejt.
Përdorimi i saktë
Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë
punës.
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime
gatimi!
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
apo mbështetëse.
Mos vendosni lëngje dhe materiale që
marrin flakë shpejt ose objekte që shkrijnë
(prej plastike ose alumini) mbi ose pranë
pajisjes.
Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat
pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të
prekin pajisjen ose enët e nxehta. Mos lini
të koklaviten kabllot elektrike.
Si të shmangni një dëmtim në pajisje
Nëse objektet ose enët bien mbi xhamin
qeramik, sipërfaqja mund të dëmtohet.
2 electrolux
Page view 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 11 12

Comments to this Manuals

No comments