Electrolux EHD60150P User Manual Page 2

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 16
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Udhëzime për instalimin 3
Përshkrim i produktit 5
Udhëzime për përdorimin 6
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 9
Kujdesi dhe pastrimi 10
Si të veprojmë nëse… 11
Probleme që lidhen me mjedisin 12
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Për sigurinë tuaj dhe funksionimin e
saktë të pajisjes, lexojeni me kujdes
këtë manual përpara instalimit dhe
përdorimit. Këto udhëzime mbajini
gjithnjë së bashku me pajisjen edhe kur
e lëvizni ose e shisni. Përdoruesit duhet
të dinë plotësisht karakteristikat e
funksionimit dhe funksionet e sigurisë
së pajisjes.
SIGURIA E FËMIJËVE DHE
PERSONAVE ME PROBLEME
Paralajmërim Mos lejoni persona me
ndjeshmëri fizike të reduktuar,
funksione mendore të reduktuara ose
mungesë përvoje dhe njohurish, përfshi
këtu edhe fëmijët, që ta përdorin këtë
pajisje. Këta njerëz duhet të
mbikëqyren ose të udhëzohen për
përdorimin e pajisjes nga personi
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes
ose lëndimit.
Fëmijët mbajini larg nga pajisja gjatë dhe
pas punës së saj, derisa pajisja të jetë
ftohur.
Paralajmërim Aktivizoni mekanizmin e
sigurisë së fëmijëve për të parandaluar
fëmijët e vegjël dhe kafshët shtëpiake
të aktivizojnë pajisjen aksidentalisht.
SIGURIA GJATË FUNKSIONIMIT
Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresa
mbrojtëse nga pajisja para përdorimit të
parë.
Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
Ka rrezik djegieje! Mos vendosni sende
metalike, për shembull takëme ose
kapakë tenxheresh mbi sipërfaqen e
gatimit. Ato mund të nxehen shumë.
Përdoruesit me stimulues kardiak të
implantuar, duhet ta mbajnë trupin
minimalisht 30 cm larg zonave të gatimit
me induksion ndërsa janë të aktivizuara.
Paralajmërim Rrezik zjarri! Yndyra
dhe vajrat e tejnxehur mund të marrin
flakë shumë shpejt.
PËRDORIMI I SAKTË
Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë
punës.
Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak!
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
apo mbështetëse.
Mos vendosni lëngje dhe materiale që
marrin flakë shpejt, objekte që shkrijnë
shpejt (prej plastike ose alumini) mbi ose
pranë pajisjes.
Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat
pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të
prekin pajisjen ose enët e nxehta. Mos lini
të koklaviten kabllot elektrike.
SI TË SHMANGNI NJË DËMTIM NË
PAJISJE.
Nëse objektet ose enët bien mbi xham,
sipërfaqja mund të dëmtohet.
Enë gatimi prej gize ose alumini të
derdhur ose enë me fund të dëmtuar
mund ta gërvishtin qeramikën prej xhami.
Mos i lëvizni ato mbi sipërfaqe.
Mos vini mbi pllakën e nxehtë enë bosh,
për të shmangur dëmtime të enës dhe
xhamit.
2 electrolux
Page view 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 15 16

Comments to this Manuals

No comments