Electrolux EHD60150P User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
udhëzime sigurie electrolux 5
Udhëzime sigurie
Ju lutem respektoni këto udhëzime, se
përndryshe anulohet e drejta e
garancisë në rast dëmesh.
Përdorimi i rregullt
Personat (duke përfshirë fëmijët), të
cilët nuk janë në gjendje ta përdorin
pajisjen në mënyrë të sigurt për arsye
të aftësive të tyre fizike, emocionale
ose shpirtërore ose mungesës së
eksperiencës ose mosdijes, nuk
duhet ta përdorin këtë pajisje pa
mbikëqyrjen ose këshillimin e një
personi kompetent.
Mbajeni pajisjen nën mbikëqyrje
gjatë funksionimit.
Ky aparat duhet të përdoret vetëm
për gatimin dhe skuqjen e
zakonshme shtëpiake të gjellëve.
Aparati nuk duhet të përdoret si
sipërfaqe për punë ose për të ruajtur
sende.
Nuk lejohen modifikime ose
ndryshime të aparatit.
Lëngje të djegshme, lëndë që marrin
lehtë flakë ose sende që mund të
shkrihen (p.sh. folie,
plastmasëalumin) mos i vendosni
ose ruani mbi aparatin ose në afërsi
të tij.
Siguria për fëmijë
Fëmijët e vegjël duhet parimisht t’i
largoni nga aparati.
Fëmijë më të mëdhenj lërini të
punojnë me aparatin vetëm duke u
udhëhequr dhe u mbikëqyrë.
Për të evituar një ndezje pa dashje
nga fëmijë të vegjël dhe kafshë
shtëpiake, rekomandojmë të
aktivizoni sigurimin e fëmijëve.
Siguria e përgjithshme
Montimi dhe lidhja e aparatit duhet të
kryhen vetëm nga specialistë të
formuar dhe të autorizuar.
Aparatet e integruara duhet të
përdoren vetëm pas montimit në
dollape dhe dërrasa të integruara
dhe të përshtatshme sipas normave.
Në rast defektesh në aparat ose
dëmtimesh në qeramikën prej xhami
(thyerje, plase ose të çara), aparati
duhet të fiket dhe të shkëputet nga
rrjeti i korrentit për të evituar
mundësinë e një goditjeje elektrike.
Riparime të aparatit lejohen të
kryhen vetëm nga specialistë të
formuar dhe të autorizuar.
Siguria gjatë përdorimit
Hiqni etiketat dhe foliet nga qeramika
prej xhami.
Ka rrezik djegieje nga aparati në
qoftë se punohet pa kujdes.
Kabllot nga aparate elektrike nuk
duhet të kenë kontakt me sipërfaqen
e nxehtë të aparatit ose me enë të
nxehta gatimi.
Yndyrat dhe vajrat e tejnxehur marrin
flakë shumë shpejt. Kujdes! Rrezik
djegieje!
Fikni furnelat pas çdo përdorimi.
Përdoruesit që kanë të implantuar
një nxitës të rrahjeve të zemrës duhet
të mbajnë një distancë minimale të
pjesës së sipërme të trupit prej
30 cm me furnela të ndezura
induksioni.
Rrezik djegieje! Mos vendosni sende
prej metali, siç p.sh. thika, pirunëlugë
dhe kapakë tenxheresh, mbi fushën
e gatimit, sepse mund të bëhen të
nxehta.
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments