Electrolux EOB68713X User Manual Page 40

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 56
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 39
40 electrolux
Pajisjet me çelik të pandryshkshëm
ose alumin
Ne u rekomandojmë që të pastroni vetëm
derën e furrës me një sfungjer të lagur
dhe pastaj ta thani atë me një rrobë të
butë. Kurrë mos përdorni lecka fërkimi,
acide ose gërryes të fortë, pasi këta mund
të dëmtojnë sipërfaqen. Pastroni panelin
me të njëjtën përkujdesje.
MOS pastroni derën e furrës
ndërsa panelet e xhamit janë të
ngrohta. Nëse kjo masë paraprake
nuk ndiqet paneli i xhamit mund të
thyhet.
Nëse paneli i xhamit të derës
cifloset ose ka gërvishtje të thella,
xhami do të dobësohet dhe duhet
të zëvendësohet për të
parandaluar mundësinë e thyerjes
së panelit. Kontaktoni agjentin tuaj
lokal të riparimit i cili do u këshillojë
më tej.
Nëse është e domosdoshme,
është e mundur që të ndërroni
derën e furrës. Ky veprim duhet të
kryhet VETËM nga personel i
autorizuar.
Kjo do të jetë me pagesë.
Klientët rekomandohen që të mos
e kryejnë vetë këtë veprim.
Rondela e derës së furrës
Funksionimi i duhur i furrës sigurohet
nga një rondelë që vendoset përqark
anës së zgavrës së furrës.
Kontrolloni periodikisht gjendjen e
kësaj rondele. Nëse është e
domosdoshme, pastrojeni atë duke
përdorur produkte pastrimi gërryese.
Nëse rondela duket se është e
dëmtuar, telefononi Qendrën lokale
të Shërbimit. Mos e përdorni furrën
derisa të riparohet.
Page view 39
1 2 ... 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 ... 55 56

Comments to this Manuals

No comments