Electrolux EOB68713X User Manual Page 6

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 56
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 5
6 electrolux
kruajtës metalik të mprehtë. Këto
mund të gërvishtin xhamin në derën
e furrës, e cila mund të rezultojë në
shkatërrimin e xhamit.
Siguria për njerëzit
Kjo furrë është projektuar që të përdoret
nga të rriturit Mos i lejoni fëmijët që të
luajnë afër furrës ose me furrën.
Furra nxehet kur është në përdorim.
Fëmijët duhet të mbahen larg derisa
ajo të ftohet.
Personat (duke përfshirë fëmijët), të
cilët nuk janë në gjendje ta përdorin
pajisjen në mënyrë të sigurt për arsye
të aftësive të tyre fizike, ndijore ose
mendore, ose të mungesës së
eksperiencës ose të mosdijes, nuk
duhet ta përdorin këtë pajisje pa
mbikëqyrjen ose këshillimin e një
personi kompetent.
Mirëmbajtja dhe pastrimi
Pastrojeni furrën vetëm në përputhje
me udhëzimet përkatëse.
Furra duhet të mbahet gjithmonë e
pastër. Grumbullimi i yndyrave ose
artikujve të tjerë ushqimorë mund të
rezultojë në zjarr, veçanërisht në tavën
e skarës.
Kurrë mos përdorni avull ose pastrues
me avull me presion të lartë për të
pastruar pajisjen.
Gjithmonë lëreni furrën që të ftohet
dhe hiqni rrymën elektrike para se të
kryeni punët e pastrimit ose të
mirëmbajtjes.
Shërbimi
Kjo furrë duhet të riparohet ose t’i
bëhet shërbim nga një Inxhinier i
autorizuar Shërbimi dhe duhet të
përdoren vetëm pjesë këmbimi
origjinale të miratuara.
Informacione në lidhje me
mjedisin
Mbas instalimit, ju lutemi flakni
ambalazhimin në përputhje të plotë
me rregullat për sigurinë dhe mjedisin.
Kur flakni një pajisje të vjetër, ktheheni
në të papërdorshme, duke prerë
kabllon. Hiqni çdo kapëse të derës, për
të parandaluar futjen e fëmijëve brenda.
Simboli mbi produkt ose mbi
paketimin e tij tregon që ky produkt s’mund
të trajtohet njëlloj si mbeturina shtëpiake.
Përveç kësaj ai duhet të dorëzohet te
pika përkatëse e grumbullimit për riciklimin
e pajisjes elektrike dhe elektronike. Duke
siguruar që ky produkt të flaket si duhet,
ju do të ndihmoni në parandalimin e
pasojave negative për mjedisin dhe
shëndetin e njerëzve, i cili përndryshe
mund të shkaktohej nga trajtimi jo i duhur
i mbeturinave të këtij produkti.
Për informacione të mëtejshme rreth
riciklimit të këtij produkti, ju lutemi
kontaktoni zyrën tuaj lokale të bashkisë,
shërbimin e mbeturinave shtëpiake ose
dyqanin ku keni blerë produktin.
Mbajini gjithmonë këto udhëzime të
përdorimit me pajisjen. Nëse pajisja do
i kalohet personave të tretë ose do
shitet ose nëse e lini këtë pajisje në
shtëpi kur ndërroni shtëpi, është
shumë e rëndësishme që përdoruesi
i ri t’i ketë këto udhëzime të përdorimit
dhe informacionet shoqëruese.
Page view 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 55 56

Comments to this Manuals

No comments