Electrolux EOB68713X User Manual Page 8

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 56
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 7
8 electrolux
Si funksionojnë Kontrollet me
Prekje elektronike në furrë
Të gjitha funksionet e furrës
kontrollohen në mënyrë elektronike. Ju
mund të zgjidhni çdo kombinim
funksionesh gatimi, temperaturën e
gatimit dhe kohëmatësin automatik
duke përdorur kontrollet me prekje.
Sigurohuni që të prekni vetëm një buton
kontrolli në të njëjtën kohë. Nëse prekni
kontrollin e funksionit të gatimit për një
kohë më të gjatë, do të zgjidhet
funksioni pasardhës i gatimit.
Shiriti i dritës
Shiriti i dritës është vendosur direkt mbi
ekranin dhe mund të aktivizohet/
çaktivizohet duke prekur “KONTROLLIN
On/Off (Ndezje/Fikje) .
Në rast të ikjes së dritave,
programuesi do të ruajë disa nga
përcaktimet (p.sh., orën,
përcaktimin e gjuhës, menynë
Programet e mia).
Ekrani fiket automatikisht mbas
dy minutash nëse nuk zgjidhet
asnjë funksion dhe nuk përdoret
asnjë kontroll me prekje. Ekrani
tregon orën, nëse është
vendosur.
Termostati i sigurisë
Për të parandaluar mbinxehjen e
rrezikshme (nga përdorimi i gabuar i
pajisjes ose komponentëve me defekt),
furrë është pajisur me një termostat
sigurie, i cili ndërpret energjinë
elektrike. Furra ndizet përsëri
automatikisht, kur bie temperatura.
Nëse termostati aktivizohet për shkak
të përdorimit të gabuar të pajisjes,
është e mjaftueshëm që të rregullohet
gabimi mbasi furra është ftohur; nëse
nga ana tjetër, termostati aktivizohet
për shkak të një komponenti me defekt,
ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Klientit.
Ventilatori i ftohjes
Kjo furrë është pajisur me një ventilator
ftohjeje, me qëllim që të mbajë panelin
e përparmë dhe dorezën e furrës të
ftohtë. Ventilatori ndizet automatikisht
mbas disa minutash gatimi. Ajri i
ngrohtë nxirret nga vrimat e ventilimit
midis derës së furrës dhe panelit të
kontrollit, ashtu si tregohet në diagramë.
Kur furra fiket, ventilatori do të ngelet i
ndezur për të mbajtur kontrollet të
ftohtë, Mbas së cilave ai fiket
automatikisht. Kjo është mjaft normale.
Page view 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 55 56

Comments to this Manuals

No comments