Electrolux EOB68713X User Manual Page 15

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 24
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 14
(veçanërisht ato me përmbajtje niseshteje),
akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për
shëndetin.Për këtë arsye, ju këshillojmë të
gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të
mos e thekni shumë ushqimin.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Pastroni pjesën e përparme të pajisjes
me një copë të butë dhe me ujë të
ngrohtë e me agjent pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni një agjent të zakonshëm
pastrues
Pastrojeni brendësinë e furrës pas çdo
përdorimi. Për këtë arsye, mund të hiqni
pisllëkun më lehtë që të mos digjet.
Pastroni ndotjet kokëfortë me një
pastrues të posaçëm për furrë.
Pastroni gjithë aksesorët e furrës (me një
copë të butë dhe me ujë të ngrohtë e me
agjent pastrues) pas çdo përdorimi dhe
lërini të thahen.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjitin, mos i
pastroni ato duke përdorur agjentë
agresivë, objekte të mprehta me majë
ose enëlarëse. Këto mund të prishin
veshjen e sipërme që nuk ngjit!
Pastrimi i guarnicionit të derës
Kontrolloni rregullisht guarnicionin e
derës. Guarnicioni i derës është vendosur
përgjatë kornizës së derës së furrës. Mos
e përdorni pajisjen nëse guarnicioni i
derës është dëmtuar. Kontaktoni me
qendrën e shërbimit.
Për të pastruar guarnicionin e derës
shikoni informacionin e përgjithshëm rreth
pastrimit.
Shinat mbajtëse të rafteve
Ju mund të hiqni shinat rrëshqitëse të
rafteve për të pastruar muret anësore.
Heqja e shinave rrëshqitëse të rafteve
1. Tërhiqni pjesën ballore të shinave jashtë
furrës.
2. Tërhiqni shinat rrëshqitëse nga pjesa e
pasme e mureve anësore për t'i nxjerrë
jashtë pajisjes.
2
1
Montimi i shinave rrëshqitëse të rafteve
Montoni shinat rrëshqitëse të rafteve në
rendin e kundërt.
E rëndësishme Sigurohuni që thumbat
mbajtës në shinat rrëshqitëse të rafteve
jenë të jenë në ballore.
Tavani i furrës
Ju mund ta çmontoni elementin ngrohës në
tavanin e furrës për ta pastruar këtë të
fundit më lehtë.
Paralajmërim Përpara se të nxirrni
elementin ngrohës, fikni pajisjen.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë.
Ka rrezik djegieje!
electrolux 15
Page view 14
1 2 ... 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 ... 23 24

Comments to this Manuals

No comments