Electrolux EOB68713X User Manual Page 2

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 24
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 5
Përpara përdorimit të parë 5
Përdorimi I përditshëm 6
Funksionet e orës 10
Programet automatike 11
Përdorimi i aksesorëve 12
Funksionet shtesë 13
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 14
Kujdesi dhe pastrimi 15
Si të veprojmë nëse… 18
Instalimi 19
Probleme që lidhen me mjedisin 20
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni
me kujdes këtë manual:
Për të mbrojtur veten dhe pronën tuaj.
Për të respektuar mjedisin
Për funksionim të rregullt të pajisjes.
Gjithmonë mbajini këto udhëzime me
pajisjen edhe nëse e lëvizni apo e shisni.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
instalimi ose përdorimi i pasaktë shkakton
dëme.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të
moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me
aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën
mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët
nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes
ose lëndimeve fizike.
Mbajini fëmijët dhe kafshët larg pajisjes
gjatë kohës që dera e saj është e hapur
ose pajisja është në funksionim. Ekziston
rreziku i lëndimeve fizike ose gjymtimeve
të përhershme.
Pajisja ka një funksion bllokimi për fëmijët
ose bllokim të butonave (bllokim të
butonave të kontrollit), përdoreni. Ky
funksion nuk lejon që fëmijët dhe kafshët
ta vënë pajisjen në punë pa dashur.
Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni të dhënat e kësaj
pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit dhe i
dëmtimit të pajisjes.
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Pajisjen fikeni pas çdo përdorimi.
Instalimi
Vetëm një elektricist i kualifikuar mund ta
instalojë dhe ta lidhë pajisjen në rrjet.
Kontaktoni një qendër shërbimi të
aprovuar. Kjo do të parandalojë rrezikun
e dëmtimeve në strukturë ose lëndimet
fizike.
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transporti. Mos e lidhni pajisjen
rrjet, po të jetë dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, lidhuni me shitësin.
Hiqni çdo material ambalazhimi, adezivë
dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para
përdorimit të parë. Mos e hiqni pllakën e
specifikimeve. Kjo mund të shfuqizojë
garancinë.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të vendit
ku do të përdorni pajisjen (normat e
sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike ose të gazit, etj.).
Sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur
nga rrjeti elektrik gjatë instalimit.
Bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen. Pajisja
është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie. Mos e tërhiqni kurrë pajisjen nga
doreza.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
izoluese, e cila ju lejon ta shkëpusni
2 electrolux
Page view 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 23 24

Comments to this Manuals

No comments