Electrolux EOB68713X User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 24
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
Mos e përdorni këtë pajisje nëse është në
kontakt me ujin. Mos e përdorni pajisjen
me duar të lagura.
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
Gatuani gjithmonë me derën e pajisjes
mbyllur edhe kur piqni në skarë.
Kujdesi dhe pastrimi
Para se të mirëmbani pajisjen, fikeni dhe
shkëputeni nga rrjeti elektrik.
Para se ta mirëmbani, sigurohuni që
pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik djegieje.
Ka rrezik që panelet e xhamit të thyhen.
Mbajeni pajisjen të pastër në çdo kohë.
Grumbullimi i yndyrave ose ushqimeve të
tjera mund të shkaktojë zjarr.
Pastrimi i rregullt parandalon prishjen e
materialit të sipërfaqes
Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për
kekët shumë të lëngshëm për të
parandaluar që lëngjet e frutave të lënë
njolla që mund të mos hiqen më.
Për sigurinë tuaj personale dhe të pronës
suaj, pastrojeni pajisjen vetëm me ujë dhe
sapun. Mos përdorni produkte të
ndezshme ose produkte që mund të
shkaktojnë gërryerje.
Mos e pastroni pajisjen me pastrues me
avull, pastrues me presion të lartë,
objekte të mprehta, pastrues abrazivë,
sfungjerë gërryes dhe lëngje që heqin
njollat.
Nëse përdorni një spërkatës furre, ndiqni
udhëzimet e prodhuesit.
Mos e pastroni derën prej xhami me
agjentë pastrues gërryes ose gërvishtëse
metalike. Sipërfaqja rezistente ndaj të
nxehtit e xhamit të brendshëm mund
thyhet e të kriset.
Kur panelet e xhamit të derës dëmtohen,
ato dobësohen dhe mund të thyhen. Ju
duhet t'i zëvendësoni. Lidhuni me
qendrën e shërbimit.
Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka).
Rrezik zjarri
Hapeni derën me kujdes. Përdorimi i
përbërësve me alkool mund të krijojë një
përzierje alkooli dhe ajri. Ka rrezik zjarri.
Mos lejoni që pranë pajisjes të ketë
shkëndija apo flakë të hapura kur hapni
derën.
Mos vendosni produkte ose sende të
ndezshme ose të lagura me produkte të
ndezshme, dhe/ose objekte të shkrishme
(prej plastmasi ose alumini) afër ose
brenda në pajisje.
Llambushka e furrës
Llambushkat e përdorura në këtë pajisje
janë llamba të posaçme të përzgjedhura
vetëm për përdorim në pajisje elektro-
shtëpiake. Ato nuk mund të përdoren për
ndriçim të plotë ose të pjesshëm dhome.
Nëse nevojitet zëvendësimi i
llambushkës, përdorni një tjetër të së
njëjtës fuqi dhe të projektuar enkas për
pajisjet elektro-shtëpiake.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti para se të
zëvendësoni llambën e furrës. Ka rrezik
goditjeje elektrike.
Qendra e shërbimit
Vetëm një inxhinier i specializuar mund të
riparojë ose të punojë me pajisjen.
Kontaktoni një qendër shërbimi të
miratuar.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Hedhja e pajisjes
Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
fizike ose dëmtimeve
Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
Priteni kabllon e rrymës dhe hidheni.
Flakni mbajtësen e derës. Kjo bëhet
për të mos lejuar që fëmijët ose kafshët
e vogla të ngecin brenda pajisjes. Ka
rrezik mbytjeje.
4 electrolux
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 23 24

Comments to this Manuals

No comments