Electrolux EOB68713X User Manual Page 2

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 76
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 5
Përdorimi I përditshëm 5
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 13
Kujdesi dhe pastrimi 14
Si të veprojmë nëse… 17
Instalimi 17
Çështje të mjedisit 18
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni me
kujdes këtë manual:
Për të mbrojtur veten dhe pronën tuaj.
Për të respektuar mjedisin
Për funksionim të rregullt të pajisjes.
Gjithmonë mbajini këto udhëzime me pajisjen
edhe nëse e lëvizni apo e shisni.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
instalimi ose përdorimi i pasaktë shkakton
dëme.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Mos lejoni që personat, përfshirë dhe
fëmijët, me ndjeshmëri të reduktuar fizike,
me funksione të reduktuara mendore apo
mungesë eksperience dhe njohurish të
përdorin pajisjen. Këta njerëz duhet të jenë
nën mbikëqyrje ose të udhëzohen për
përdorimin e pajisjes, nga një person
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes ose
lëndimeve fizike.
Mbajini fëmijët dhe kafshët e vogla larg
enëlarëses, gjatë kohës që dera e saj është
e hapur ose pajisja është në funksionim.
Ekziston rreziku i lëndimeve fizike ose
gjymtimeve të përhershme.
Pajisja ka një funksion bllokues kur është
ndezur ose buton kyçjeje, përdoreni atë.
Mbron fëmijët dhe kafshët e vogla nga
përdorimi aksidental i pajisjes.
Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni të dhënat e kësaj pajisjeje.
Ekziston rreziku i lëndimit dhe i dëmtimit të
pajisjes.
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Pajisjen fikeni pas çdo përdorimi.
Instalimi
Vetëm një elektricist i kualifikuar mund ta
instalojë dhe ta lidhë pajisjen në rrjet.
Kontaktoni një qendër shërbimi të
aprovuar. Kjo do të parandalojë rrezikun e
dëmtimeve në strukturë ose lëndimet
fizike.
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transporti. Mos e lidhni pajisjen në
rrjet, po të jetë dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, lidhuni me shitësin.
Hiqni çdo material ambalazhimi, adezi
dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para
përdorimit të parë. Mos e hiqni pllakën e
specifikimeve. Kjo mund të shfuqizojë
garancinë.
Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të vendit
ku do të përdorni pajisjen (normat e
sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike ose të gazit, etj.).
Sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rrjeti elektrik gjatë instalimit.
Bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen. Pajisja
është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie. Mos e tërhiqni kurrë pajisjen nga
doreza.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
izoluese, e cila ju lejon ta shkëpusni
pajisjen nga korrenti në të gjitha polet.
Pajisja izoluese duhet të ketë një hapje
kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
Duhet të dispononi mjetet e duhura
izoluese: çelësa mbrojtës të linjës, siguresa
(siguresa tip vidë të hequra nga mbajtësja),
çelësa të humbjeve në neutral dhe
kontaktorë.
2 electrolux
Page view 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 75 76

Comments to this Manuals

No comments