Electrolux EOB68713X User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 76
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
Kujdesi dhe pastrimi
Para se të mirëmbani pajisjen, fikeni dhe
shkëputeni nga rrjeti elektrik.
Para se ta mirëmbani, sigurohuni që pajisja
të jetë e ftohtë. Ka rrezik djegieje. Ka rrezik
që panelet e xhamit të thyhen.
Mbajeni pajisjen të pastër në çdo kohë.
Grumbullimi i yndyrave ose ushqimeve të
tjera mund të shkaktojë zjarr.
Pastrimi i rregullt parandalon prishjen e
materialit të sipërfaqes
Për sigurinë tuaj personale dhe të pronës
suaj, pastrojeni pajisjen vetëm me ujë dhe
sapun. Mos përdorni produkte që marrin
flakë ose produkte që mund të shkaktojnë
gërryerje.
Mos e pastroni pajisjen me pastrues me
avull, pastrues me presion të lartë, objekte
të mprehta, pastrues abrazivë, sfungjerë
gërryes dhe lëngje që heqin njollat
Nëse përdorni një spërkatës furre, ndiqni
udhëzimet e prodhuesit. Mos spërkatni
asgjë mbi elementet nxehëse dhe sensorin
e termostatit.
Mos e pastroni derën prej xhami me
agjentë pastrues gërryes ose gërvishtëse
metalike. Sipërfaqja rezistente ndaj të
nxehtit e xhamit të brendshëm mund
thyhet e të kriset.
Kur panelet e xhamit të derës dëmtohen,
ato dobësohen dhe mund të thyhen. Ju
duhet t'i zëvendësoni. Lidhuni me qendrën
e shërbimit.
Tregoni kujdes kur hiqni derën nga pajisja.
Dera është e rëndë!
Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka).
Llamba e furrës
Shkëputeni pajisjen nga korrenti përpara
se të zëvendësoni llambën e furrës. Ka
rrezik goditjeje elektrike!
Qendra e shërbimit
Vetëm një inxhinier i specializuar mund të
riparojë ose të punojë me pajisjen.
Kontaktoni një qendër shërbimi të
miratuar.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Hedhja e pajisjes
Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
fizike ose dëmtimeve
Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
Priteni kabllon e rrymës dhe hidheni.
Flakni mbajtësen e derës. Kjo bëhet për
të mos lejuar që fëmijët ose kafshët e
vogla të ngecin brenda pajisjes. Ka
rrezik mbytjeje.
4 electrolux
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 75 76

Comments to this Manuals

No comments