Electrolux EOB8851AAX Recipe Book Page 12

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 11
qepëve dhe patateve. Pjesën e mbetur të
filetove të ançevive hidheni sipër. Mbi to
shtroni pjesën e mbetur të qepëve dhe
patateve, në mënyrë që shtresa e
sipërme të jetë patate.
Hidhni piper dhe trumzë të grirë mbi to.
Hidhni lëngun e ançevive mbi gatesën
dhe shtoni ajkën. Hidhni thërrimet e
bukës dhe vendosni copa të vogla gjalpi
mbi të.
Koha në pajisje: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 3
5.8 Peshk i zier (troftë)
Përbërësit:
1 limon
peshk
Metoda:
Lajeni, thajeni dhe spërkateni me lëng
limoni brenda dhe jashtë. Lërini të thithë
lëngun e limonit për pak kohë dhe më
pas hidhini kripë e piper. Vendosini
peshqit në një enë prej çeliku të
paoksidueshëm me tavë me vrima.
Koha në pajisje: 30 minuta
Pozicioni i raftit: 3
6. KEK
6.1 Ëmbëlsirë me limon
Përbërësit për përzierjen:
250 g gjalpë
200 g sheqer
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8
g)
1 pisk kripë
4 vezë
150 g miell
150 g miell misri
1 lugë kafeje të rrafshët sodë buke
lëkurë e grirë e 2 limonëve
Përbërësit e veshjes së sipërme:
125 ml lëng limoni
100 g sheqer pluhur
Tjetër:
Formë katrore për pjekje, 30 cm e
gjatë
Margarinë për lyerje
Thërrmije buke për të veshur formën
e pjekjes
Metoda:
Gjalpin, sheqerin, lëkurën e grirë të
limonit, vaniljen dhe kripën hidhini një tas
dhe përziejini së bashku derisa të
krijohet një masë kremi. Më pas hidhni
vezët një nga një dhe përziejeni edhe
njëherë masën.
Më pas në përzierjen kremoze hidhni
sodën e bukës të përzier me miellin dhe
miellin e misrit dhe vazhdoni ta përzieni
të gjithë masën.
Më pas hidheni brumin në formën e
pjekjes, të lyer në fund me yndyrë dhe të
shtruar me thërrime, dhe futeni në
pajisje.
Pas pjekjes, përzieni lëngun e limonit me
sheqerin pluhur. Përmbyseni kekun në
një letër alumini.
Ngrijeni letrën e aluminit anash buzëve
të kekut në mënyrë që lëngu të mos
derdhet. Shpojeni kekun me një kunj të
vogël druri dhe shpërndani lëngun me
një furçë. Pas kësaj, lëreni për njëfarë
kohe ëmbëlsirën që të thithë lëngun.
Koha në pajisje: 75 minuta
Pozicioni i raftit: 1
6.2 Kek suedez
Përbërësit:
5 vezë
340 g sheqer
100 g gjalpë i shkrirë
360 g miell
1 pako sodë buke (afërsisht 15 g)
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8
g)
1 pisk kripë
200 ml ujë i ftohtë
Tjetër:
12
Page view 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments