Electrolux EOB8851AAX Recipe Book Page 16

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 15
Pastaj brumin vëreni në një formë keku
të rrumbullakët të lyer me yndyrë dhe
mbulojeni e lëreni të vijë përsëri për 45
minuta të tjera.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Pas pjekjes:
Lëreni ujin dhe sheqerin të ziejnë dhe
lëreni më pas të ftohet.
Shtoni konjak kumbulle ose liker
portokalli tek uji me sheqer dhe përziejini
së bashku.
Kur keku të jetë ftohur, shpojeni disa
herë me një kunj druri dhe pastaj lëreni
që keku të thithë gjithë përzierjen në
mënyrë të njëtrajtshme.
6.10 Ëmbëlsirë "Brownie"
Përbërësit:
250 g çokollatë
250 g gjalpë
375 g sheqer
2 pako vanilje me sheqer (afërsisht 16
g)
1 pisk kripë
5 lugë gjelle ujë
5 vezë
375 g arra
250 g miell
1 lugë e rrafshët me sodë buke
Metoda:
Copëtojeni çokollatën në copa të mëdha
dhe shkrijeni një banjëmari.
Përzieni së bashku gjalpin, sheqerin,
vaniljen, kripën dhe ujin, dhe shtoni vezët
dhe çokollatën e shkrirë.
Grijini trashë arrat, shtoni miellin dhe
sodën e bukës dhe përziejini të gjitha në
masën e çokollatës.
Shtroni letër gatimi në një tavë të thellë,
hidhni masën e përgatitur dhe
sheshojeni.
Koha në pajisje: 50 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Pas pjekjes:
Lëreni të ftohet, hiqni letrën e gatimit dhe
priteni në kuadrate.
6.11 Kek në kupa
Përbërësit:
150 g gjalpë
150 g sheqer
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8
g)
1 pisk kripë
lëkura e një limoni pa dyllë
2 vezë
50 ml qumësht
25 g miell misri
225 g miell
10 g sodë buke
1 kavanoz me qershia të athëta (375
g)
225 g copa çokollatash
Tjetër:
Forma të vogla prej letre, me diametër
rreth 7 cm
Metoda:
Përzieni së bashku gjalpin, sheqerin,
vaniljen, kripën dhe lëkurën e një limoni
pa dyllë. Shtoni vezët dhe përziejini
përsëri të gjitha bashkë.
Përzieni niseshtenë, miellin dhe sodën e
bukës dhe rriheni masën me qumështin.
Kullojini vishnjet dhe hidhini te masa së
bashku me copat e çokollatës.
Hidheni masën në kupat prej letre, vërini
kupat në tavën e pjekjes dhe futini në
pajisje. Përdorni formë kekësh me kupa
nëse ka.
Koha në pajisje: 40 minuta
Pozicioni i raftit: 3
6.12 Ëmbëlsirë
Përbërësit:
2 shtresa brumi origjinal zviceran për
torta ose brumë me peta (të hapura
në formë katrore)
50 g lajthia të copëzuara
1,2 kg mollë
3 vezë
300 ml ajkë
70 g sheqer
Metoda:
Vëreni brumin në një tavë pjekjeje të lyer
mirë me yndyrë dhe shpojeni fundin
16
Page view 15
1 2 ... 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments