Electrolux EOB8851AAX Recipe Book Page 24

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 23
9. TAVË/GRATINS
9.1 Lazanja
Përbërësit për salcën me mish:
100g proshutë, relativisht me dhjamë
1 qepë
1 karrotë
100 g selino
2 lugë gjelle vaj ulliri
400g mish i grirë
100 ml lëng mishi
1 masë e vogël domatesh të grira
(rreth 400g)
rigon, trumzë, kripë dhe piper
Përbërësit për salcën beshamel:
75 g gjalpë
50 g miell
600 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosni së bashku me:
3 lugë gjelle gjalpë
250 g petë lazanje jeshile
50g djathë, i grirë
50 g djathë i butë, i grirë
Metoda:
Me një thikë të mprehtë hiqni nga
pastërmaja lëkurën dhe kërcet dhe
priteni në copa të vogla. Qëroni qepën
dhe karrotën, pastroni selinon dhe prijini
hollë të gjitha perimet.
Nxeheni vajin në një enë, hidhni aty
pastërmanë dhe zarzavatet e prera hollë
dhe skuqini duke i përzier.
Hidhni gradualisht mishin e grirë, skuqeni
duke e përzier dhe shuajeni me lëngun e
mishit. Hidhini ragusë me mish pure
domatesh, erëza, kripë dhe piper dhe
lëreni të ziejë e mbuluar për 30 minuta
me nxehtësi të ulët.
Ndërkohë përgatisni salcën e
beshamelit: Shkrini gjalpin në një enë,
shtoni miellin dhe skuqeni deri sa të
bëhet ngjyrë të verdhë duke e trazuar
vazhdimisht. Shtoni qumështin ngadalë,
duke e përzier vazhdimisht. Hidhini
beshamelit kripë, piper dhe arrë moskati
dhe lëreni të ziejë të zbuluar për rreth 10
minuta.
Lyeni me 1 lugë gjelle gjalpë një tavë
pjekjeje me kënde të drejta. Shtroni në
mënyrë të alternuar në tavë një shtresë
petë, ragu mishi, salcë beshameli dhe
djathë të grirë. Në fund duhet që të
vendoset një shtresë salcë beshameli e
shtruar me djathë. Pjesën e mbetur të
gjalpit vëreni në copa të vogla mbi
gatesë.
Koha në pajisje: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 1
9.2 Kaneloni
Përbërësit për mbushjen:
50 g qepë të prera
30 g gjalpë
350 g spinaq, i prerë
100 g krem gatimi
200 g salmon i freskët, në copa
katrore
200 g sharrmak Nili, në copa katrore
150 g karkaleca deti
150 g mish midhjeje
kripë, piper
Përbërësit për salcën beshamel:
75 g gjalpë
50 g miell
600 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosni së bashku me:
1 pako kaneloni
50g djathë, i grirë
150 g djathë, i grirë
40 g gjalpë
Metoda:
Hidhni qepët e grira dhe gjalpin në një
tenxhere dhe skuqini derisa të bëhen
transparente. Shtoni spinaq të grirë dhe
lëreni në zjarr për pak kohë. Shtoni
kremin e gatimit, përziejeni dhe pastaj
lëreni të ftohet.
Ndërkohë përgatisni salcën e
beshamelit: Shkrini gjalpin në një enë,
shtoni miellin dhe skuqeni deri sa të
bëhet ngjyrë të verdhë duke e trazuar
vazhdimisht. Shtoni qumështin ngadalë,
duke e përzier vazhdimisht. Hidhini
beshamelit kripë, piper dhe arrë moskati
24
Page view 23
1 2 ... 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32

Comments to this Manuals

No comments