Electrolux EOB8851AAX Recipe Book Page 9

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 8
Pastrojeni rosën, marinojeni me kripë
dhe piper dhe fërkojeni me lëkurat e
portokallit.
Mbusheni rosën me copat e portokallit të
marinuara me kripë dhe qepeni.
Vendoseni patën në tavën e pjekjes, me
gjoksin poshtë.
Shtrydhni lëngun e portokajve, përziejeni
me sheri dhe hidheni mbi rosën.
Vendoseni patën në pajisje. Kthejeni pas
30 minutash. Do të tingëllojë një sinjal.
Koha në pajisje: 90 minuta
Pozicioni i raftit: 1
4.9 Pulë e mbushur
Përbërësit:
1 pulë, 1.2 kg (me të brendshmet)
1 lugë gjelle vaj
1 lugë çaji kripë
1/4 lugë çaji spec i kuq
50g thërrmija buke
3 - 4 lugë gjelle qumësht
1 qepë, e grirë
1 tufë majdanoz, i grirë
20 g gjalpë
1 vezë
kripë dhe piper
Metoda:
Pastrojeni pulën dhe thajeni. Përzieni
vajin, kripën, specin e kuq dhe fërkojeni
pulën me to.
Mbushja: Përzieni bashkë thërrimet e
bukës dhe qumështin. Vendosni qepët e
grira, majdanozin dhe gjalpin në një tigan
për t'i skuqur pak. Grini zemrën, mëlçinë
e stomakun dhe shtoni një vezë. Më pas
përzieni çdo gjë së bashku dhe shtoni
kripë e piper.
Vendoseni gjoksin e pulës poshtë në
tavën e pjekjes, futeni në pajisje.
Kthejeni pas 30 minutash. Do të
tingëllojë një sinjal.
Koha në pajisje: 90 minuta
Pozicioni i raftit: 1
4.10 Fileto pule e mbushur
Serviret me spinaq në salcë safron
Përbërësit:
6 racione
400 g gjethe spinaqi, të ziera
pak kripë
100 g krem djathi i trashë me spec
jeshil
Piper i zi i bluar rishtas
6 gjokse pule
2 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë gjelle mustardë
100 ml verë e bardhë
150 ml lëng pule
1 tufë safron
150 ml krem
1/2 lugë çaji lëng limoni
Metoda:
Set aside 20 – 24 large leaves of
spinach. Shtrydhni lehtësisht gjethet e
mbetura dhe prejini trashë me thikë. Më
pas përziejini me krem djathi dhe shtoni
kripë dhe piper për t'i marinuar. Hapni një
xhep te gjoksi i pulës. Mbusheni me
përzierjen e spinaqit dhe mbylleni gjoksin
me stikadentë.
Hidhini lëngun e limonit dhe lyejeni me
mustardë. Më pas, marinojeni lehtë me
kripë e piper. Në fund, mbështillini
gjokset e pulës me gjethet e spinaqit që i
kishit lënë mënjanë. Vendosini gjokset e
pulës mbi enën me vrima dhe aplikoni
avull me funksionin e gatimit me avull.
Pakësoni verën e bardhë dhe lëngun në
përafërsisht 100 ml në një tigan. Shtoni
më pas safron dhe kremin. Marinojeni
salcën me lëng limoni, duke i shtuar
kripë dhe piper sipas nevojës. Hiqni
stikadentët nga gjokset e pulës. Preni
gjokset e pulës. Hidhni pak salcë në
pjatë dhe vendosni mbi të gjokset e
pulës.
Sasia e ujit që duhet vendosur në
sirtarin e ujit: 600 ml
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 3
SHQIP 9
Page view 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments