Electrolux EOB98000X Recipe Book Page 21

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 20
1 qepë e grirë
1 tufë majdanoz i grirë
20 g gjalpë
•1 vezë
kripë e piper
Metoda:
Pastrojeni pulën dhe thajeni. Përzieni vajin,
kripën, specin e kuq dhe fërkojeni pulën me
të.
Mbushja: Përzieni bashkë thërrimet e bukës
dhe qumështin. Vendosni qepët e grira,
majdanozin dhe gjalpin në një enë për t'i
skuqur pak. Së fundi, grini zemrën, mëlçinë
e stomakun dhe shtoni një vezë. Më pas
përzieni çdo gjë së bashku dhe shtoni kripë
e piper.
Vendoseni gjoksin e pulës poshtë në tavën e
pjekjes, futeni në furrë; kthejeni në anën tjetër
pas 30 minutash. (Tingëllon një sinjal)
Koha në furrë: 90 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Stuffed Chicken
Përbërësit:
4 fileto gjoks pule, pa kocka
kripë, piper, spec i kuq, kërri të bluar
Metoda:
Marinojini me erëza gjokset e pulave dhe
vendosini në një tas qelqi brenda në furrë.
Sasia e ujit që duhet shtuar në sirtarin e ujit:
450 ml
Koha në furrë: 30 minuta
Niveli i vendosjes: 3
Fish
Whole Fish
Parametrat:
Sonda automatike e mishit, temperatura e
brendshme 70 °C.
Metoda:
Marinojeni peshkun sipas dëshirës, fusni
sondën e mishit dhe vendoseni në një enë që
i reziston të nxehtit të furrës.
Fillet of Fish
Përbërësit:
600-700 g fileto sharrmaku-mlyshi,
salmoni ose trofte deti
150 g djathë i grirë
250 ml ajkë
•50 g thërrime buke
•1 lugë kafe tarragon
•majdanoz i grirë
kripë, piper
limon
gjalpë
Metoda:
Spërkatni filetot e peshkut me lëng limoni dhe
lërini të marinohen r një farë kohe, pastaj
thani tepricën e lëngut me një letër kuzhine.
Më pas, marinojini filetot e peshkut nga të
dyja anët me kripë dhe piper. Në fund,
vendosini filetot e peshkut në një tavë
zjarrduruese të lyer me gjalpë.
Përzieni së bashku djathin e grirë, kremin,
thërrimet e bukës, tarragonin e majdanozin e
grirë. Përhapeni përzierjen menjëherë mbi
filetot e peshkut dhe vendosni copa të vogla
gjalpi mbi përzierje.
Koha në furrë: 35 minuta
Niveli i vendosjes: 3
Cod Fish
Përbërësit:
800 g merluc i tharë
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 qepë të mëdha
6 thelpinj hudhre të qëruar
•2 presh
6 speca të kuq
1/2 kavanoz domate të grira
200 ml verë e bardhë
200 ml court bouillon
piper, kripë, trumzë, rigon
Metoda:
Lëreni të zbutet merlucin e tharë gjatë natës.
Kullojeni merlucin e tharë ditën e nesërme
dhe vëreni në një enë me ujë të freskët,
vendoseni mbi një vatër dhe ziejeni. Më pas
hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
Hidhni vaj ulliri në një enë dhe nxeheni. Qëroni
dhe grini imët qepët, shtypni dhe qëroni
thelpinjtë e hudhrave, grini preshtë dhe lajini.
Vendosini të gjitha së bashku në yndyrën e
nxehtë dhe skuqini për pak minuta. Hiqni
mesin e specave dhe pritini në rripa. Më pas
vendosini në një enë me domatet e grira.
Shtoni verën e bardhë dhe court bouillon dhe
lëreni të ziejnë në temperature të ulët për pak
kohë. Marinojini me piper, kripë, trumzë dhe
rigon dhe lërini të ziejnë në zjarr të ulët për
rreth 15 minuta.
Merreni merlucin e tharë të ftohur nga ena
dhe thajeni me letër kuzhine. Hiqjani lëkurën,
halat dhe krahët. Copëtojeni peshkun dhe
electrolux 21
Page view 20
1 2 ... 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments