Electrolux EOB98000X Recipe Book Page 24

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 23
100 g sheqer
100 g miell
100 g miell misri
2 lugë kafeje të rrafshët sodë buke
Tjetër:
Tavë e rrumbullakët 28 cm e veshur në
fund me letër pjekjeje.
Metoda:
Ndani vezët. Përzieni të verdhat e vezëve, ujin
e nxehtë, 50 g sheqer, vaniljen dhe kripën.
Rrihni të bardhat e vezëve me 100 g sheqer
deri sa të mpikset.
Sisni miellin, niseshtenë dhe sodën e bukës.
Përzieni me kujdes të bardhat me të verdhat
e vezëve. Më pas shtoni me kujdes masën
me miell. Më pas hidhni brumin në formën e
pjekjes, shtrojeni njëtrajtësisht në tavë dhe
futeni në furrë.
Koha në furrë: 30 minuta
Niveli i vendosjes: 3
Cheese Cake
Përbërësit për pjesën e poshtme:
150 g miell
70 g sheqer
1 paketë vanilje me sheqer
•1 vezë
70 g gjalpë i zbutur
Përbërësit për kremin e bulmetit:
3 të verdha veze
50 g rrush i thatë
2 lugë gjelle rum
750 g gjizë me pak yndyrë
3 të verdha vezësh
200 g sheqer
një kokërr lëng limoni
200 g krem gatimi
1 paketë krem ëmbëlsire pluhur, me shije
vaniljeje
Tjetër:
Tavë e zezë për pjekje me diametër 26 cm,
e lyer me yndyrë
Metoda:
Siteni miellin në një tas. Shtoni pjesën tjetër
të përbërësve dhe përziejini ato me një
rrahëse manuale. Pas kësaj, lëreni për 2 orë
në frigorifer brumin që të ftohet.
Hidhni 2/3 e masës së brumit në tavën e lyer
me yndyrë dhe shpojeni disa herë me një
pirun
Duke hedhur pjesën e mbetur të masës
duhet të formohet një lartësi prej 3 cm anash.
Rrihini të bardhat e vezëve me rrahësen
manuale derisa të mpiksen. Lani rrushin e
thatë, lëreni të kullojë, spërkateni me rum dhe
lëreni të thahet.
Hidhni në një tas të madh për t’i përzier gjizën
pa yndyrë, të verdhat e vezëve, sheqerin,
lëngun e limonit, kremin e gatimit dhe kremin
e ëmbëlsirës dhe përziejini mirë me njëri-
tjetrin.
Për të përfunduar, hidhini të bardhat e
rrahura të vezëve dhe rrushin e thatë në
masën e kremit të bulmetit.
Koha në furrë: 85 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Fruit Cake
Përbërësit:
200 g gjalpë
200 g sheqer
1 paketë vanilje me sheqer
•pak kripë
•3 vezë
300 g miell
1/2 pakete sodë buke
125 g rrush i egër i thatë
125 g rrush i thatë
60 g bajame të copëtuara
60 g lëkurë limoni ose portokalli e tharë në
sheqer
60 g qershi të copëtuara të thara ne sheqer
70 g bajame të qëruara
Tjetër:
Tavë e zezë për pjekje me diametër 24 cm.
Margarinë për lyerjen e tavës
Thërrmije buke
Metoda:
Gjalpin, sheqerin, vaniljen me sheqer dhe
kripën hidhini në një tas dhe rrihini së bashku.
Më pas, hidhni vezët një nga një dhe rriheni
dhe njëherë masën. Më pas në masë hidhni
sodën e bukës të përzier me miellin dhe
niseshtenë dhe vazhdoni ta përzieni të gjithë
masën.
Hidhni dhe frutat e përziejini mirë.
Vendoseni përzierjen në tavën e përgatitur
dhe shtrojeni përzierjen pak më lart nga anët
sesa në qendër. Zbukurojini anët dhe mesin
e kekut me bajamet e qëruara. Futeni kekun
brenda në furrë.
Koha në furrë: 100 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Streusel Cake
Përbërësit për brumin:
375 g miell
20 g maja birre
24 electrolux
Page view 23
1 2 ... 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments