Electrolux EOB98000X Recipe Book Page 26

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 25
për aq kohë derisa pjesa e brumit e lyer me
miell nga lart të fillojë të plasaritet.
Hidheni pjesën e mbetur të sheqerit në anë
të miellit. Të gjithë përbërësit përziejini në një
masë brumi. Pas kësaj, lëreni brumin në një
vend të ngrohtë që të vijë derisa të je
dyfishuar në masë.
Për mbushjen, përziejini të gjithë përbërësit
së bashku. Ndajeni brumin në tre pjesë të
barabarta dhe krijoni forma të gjata
drejtkëndore. Shpërndani një të tretën e
mbushjes në çdo drejtkëndësh dhe pastaj
bashkojini pjesët e brumit.
Bëni një gërshet me të treja copat e brumit.
Lyejeni sipërfaqen e gërshetit me një
përzierje të verdhe veze dhe qumështi, dhe
pastaj hidhni mbi të bajamet e prera në feta.
Koha në furrë: 55 minuta
Niveli i vendosjes: 3
Ring Cake
Përbërësit për pjesën e poshtme:
500 g miell
1 pako të vogël maja birre të thatë
80 g sheqer pluhur
150 g gjalpë
•3 vezë
2 lugë kafeje të rrafshëta kripë
150 ml qumësht i vakët
70 g stafidhe (lërini në 20 ml kirsch për një
1 orë përpara)
Përbërësit për garniturën:
50 g bajame të qëruara
Metoda:
Hidhni në një enë miellin, majanë e thatë,
sheqerin pluhur, gjalpin, vezët, kripën dhe
qumështin dhe punojini deri sa të keni krijuar
një masë të njëtrajtshme. Mbulojeni brumin
në një enë dhe lëreni të vijë për 1 orë.
Përzieni me dorë stafidhet tek brumi.
Vërini bajamet një nga një në secilën boshllëk
të tavës së lyer me yndyrë dhe miell.
Pastaj futeni brumin në formë salsiçeje, dhe
vëreni në tavën e pjekjes. Mbulojeni dhe
lëreni të vijë për 45 minuta.
Koha në furrë: 60 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Savarin Cake
Përbërësit për brumin:
350 g miell
1 pako të vogël maja birre të thatë
75 g sheqer
100 g gjalpë
5 të verdha vezësh
1/2 lugë kafe kripë
1 paketë vanilje me sheqer
125 ml qumësht të ngrohtë
Pas pjekjes:
375 ml ujë
200 g sheqer
100 ml konjak kumbulle ose 100 ml liker
portokalli
Metoda:
Hidhni në një enë miellin, majanë e thatë,
sheqerin pluhur, gjalpin, të verdhat e vezëve,
kripën, vaniljen dhe qumështin dhe punojini
deri sa të keni krijuar një masë të
njëtrajtshme. Mbulojeni brumin në një enë
dhe lëreni të vijë për 1 orë. Pastaj brumin
vëreni në një formë keku të rrumbullakët të
lyer me yndyrë dhe mbulojeni e lëreni të vijë
për 45 minuta.
Koha në furrë: 35 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Pas pjekjes:
lëreni ujin dhe sheqerin të ziejnë dhe lëreni më
pas të ftohet.
Shtoni konjak kumbulle ose liker portokalli
tek uji me sheqer dhe përziejini së bashku.
Kur keku të jetë ftohur, shpojeni disa herë me
një hell druri dhe pastaj lëreni që keku të
thithë gjithë përzierjen njëtrajtshmërisht.
Brownies
Përbërësit:
250 g çokollatë
250 g gjalpë
375 g sheqer
2 paketë vanilje me sheqer
•pak kripë
5 lugë gjelle ujë
•5 vezë
375 g arra
250 g miell
1 lugë e rrafshët me sodë buke
Metoda:
Copëtojeni çokollatën në copa të mëdha dhe
shkrijeni një banjëmari.
Përzieni gjalpin, sheqerin, vaniljen, kripën dhe
ujin, dhe shtoni vezët dhe çokollatën e
shkrirë.
Grijini trashë arrat, shtoni miellin dhe sodën e
bukës dhe përziejeni të tëra bashkë.
Shtroni letër gatimi në një tavë të thellë, hidhni
masën e përgatitur dhe sheshojeni.
Koha në furrë: 50 minuta
Niveli i vendosjes: 3
26 electrolux
Page view 25
1 2 ... 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments