Electrolux EOB98000X Recipe Book Page 34

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 33
me kaneloni. Në fund duhet që të vendoset
një shtresë salcë beshameli e shtruar me
djathë. Pjesën e mbetur të gjalpit vëreni në
copa të vogla mbi gatesë.
Koha në furrë: 55 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Sasia e ujit nëpërmjet sirtarit të ujit: 400 ml
Potato Gratin
Përbërësit:
1000 g patate
1 lugë kafeje kripë secila, piper dhe arrë
moskat
2 thelpinj hudhra
200 g djathë i grirë
•3 vezë
100 ml qumësht
250 ml ajkë
4 lugë gjelle gjalpë
Metoda:
Qëroni patatet, pritini në feta të holla, thajini
dhe pastaj lyejini me kripë dhe erëza.
Fërkoni me një thelb hudhër enën
zjarrduruese të pjekjes dhe më pas lyejeni me
pak gjalpë.
Gjysmën e fetave të patateve me erëza
shpërndajini në enë, dhe më pas shtroni pak
djathë të grirë mbi to. Shtroni mbi shtresën e
parë, pjesën e mbetur të fetave të patateve
dhe shpërndani mbi to pjesën e mbetur të
djathit të grirë.
Grini thelbin e dytë të hudhrës dhe përziejeni
së bashku me vezët, qumështin dhe ajkën.
Hidhni mbi patate masën e përgatitur dhe
pastaj shpërndani në copa pjesën e mbetur
të gjalpit në sipërfaqe.
Koha në furrë: 65 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Moussaka
Përbërësit:
1 qepë të grirë
vaj ulliri
1.5 kg mish i grirë
1 kavanoz me domate të grira
50 g djathë Emmental i grirë
4 lugë gjelle me thërrime buke
kripë e piper
kanellë
1 kg patate
1.5 kg patëllxhanë
gjalpë për të skuqur
Përbërësit e salcës beshamel:
75 g gjalpë
50 g miell
500 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
Gatuhet me:
150 g djathë Emmental i grirë
4 lugë gjelle thërrime buke
50 g gjalpë
Metoda:
Skuqni qepët e grira në pak vaj ulliri, dhe
pastaj shtoni mishin e grirë dhe kaurdisini.
Shtoni domatet e grira, djathin Emmental të
grirë dhe thërrimet e bukës, trazojini mirë dhe
lërini deri sa të ziejnë. Më pas hidhni kripë,
piper dhe kanellë dhe hiqeni nga vatra e
zjarrit.
Qëroni patatet dhe pritni në feta 1 cm të
trasha, lani patëllxhanët dhe pritini në thella
prej 1 cm.
Thajini të gjitha fetat me letër kuzhine. Më pas
skuqini në një tigan me shumë gjalpë.
Ndërkohë përgatisni salcën e beshamelit:
shkrini gjalpin në një enë, shtoni miellin dhe
skuqeni deri sa të kthehet në ngjyrë të verdhë
duke e trazuar vazhdimisht. Shtoni
qumështin ngadalë, duke e përzier
vazhdimisht. Përziejeni salcën me kripën,
piperin dhe arrën e muskatit dhe lëreni të ziejë
me kapak të hapur për rreth 10 minuta.
Vendosni fetat e patateve në fund të enës
zjarrduruese të lyer me yndyrë, hidhini sipër
pak djathë të grirë. Shtroni një shtresë
patëllxhanë mbi të. Mbi këtë shtresë
vendosni një pjesë të përzierjes me mishin e
grirë. Mbi këtë shtresë vendosni një pjesë të
salcës beshamel.
Më pas vendosini një shtresë tjetër patatesh,
të ndjekur nga patëllxhanët dhe pastaj mishi
i grirë. Shtresa e fundit duhet të jetë salca
beshamel. Sipër hidhni pjesën e mbetur të
djathit dhe thërrimet e bukës. Shkrini gjalpin
dhe hidheni mbi musaka.
Koha në furrë: 60 minuta
Niveli i vendosjes: 1
Pasta Gratin
Përbërësit:
1 litër ujë
•kripë
250 g taljatele
250 g proshutë e butë
20 g gjalpë
•1 tufë majdanoz
1 qepë
100 g gjalpë
34 electrolux
Page view 33
1 2 ... 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments