Electrolux EOC5851AOX Recipe Book Page 12

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 11
Ndani vezët. Përzieni të verdhat e vezëve
me ujin e nxehtë, 50 g sheqer, vaniljen dhe
kripën. Rrihni të bardhat e vezëve me 100
g sheqer derisa të mpikset.
Sitni së bashku miellin, miellin e misrit dhe
sodën e bukës.
Përzieni me kujdes së bashku të bardhat
me të verdhat e vezëve. Më pas shtoni me
kujdes masën me miell. Më pas hidhni
brumin në formën e pjekjes, shtrojeni
njëtrajtësisht në tavë dhe futeni në pajisje.
Koha në pajisje: 30 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Kek me qumështor
Përbërësit për bazamentin:
•150 g miell
70 g sheqer
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8 g)
•1 vezë
70 g gjalpë i zbutur
Përbërësit për kremin e djathit:
3 të bardha veze
50 g rrush i tha
2 lugë gjelle rum
750 g gjizë me pak yndyrë
3 të verdha vezësh
•200 g sheqer
lëngu i një kokrre limoni
200 g krem gatimi
1 paketë krem ëmbëlsire, vanilje (40 g
ose sasia përkatëse e pluhurit që
nevojitet për të bërë një puding me 500
ml qumësht)
Të tjera:
Tavë e zezë për pjekje me diametër 26
cm, e lyer me yndyrë
Metoda:
Siteni miellin në një tas. Shtoni pjesën tjetër
të përbërësve dhe përziejini ato me një
rrahëse manuale. Pas kësaj, lëreni për 2
orë në frigorifer brumin që të ftohet.
Hidhni 2/3 e masës së brumit në tavën e
lyer me yndyrë dhe shpojeni disa herë me
një pirun.
Duke hedhur pjesën e mbetur të masës
formoni një buzë anësore rreth 3 cm të
lartë.
Rrihini të bardhat e vezëve me rrahësen e
dorës derisa të mpiksen. Lani rrushin e
thatë, lëreni të kullojë, spërkateni me rum
dhe lëreni të thahet.
Hidhni në një tas të madh për t'i përzier
gjizën pa yndyrë, të verdhat e vezëve,
sheqerin, lëngun e limonit, kremin e gatimit
dhe kremin e ëmbëlsirës dhe përziejini mirë
me njëri-tjetrin.
Për të përfunduar, hidhini të bardhat e
rrahura të vezëve dhe rrushin e thatë në
përzierjen e gjizës.
Koha në pajisje: 85 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Kek me fruta
Përbërësit:
200 g gjal
•200 g sheqer
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8 g)
•pak kripë
3 vezë
•300 g miell
1/2 pako sodë buke (afërsisht 8 g)
125 g rrush i egër i thatë
125 g rrush i thatë
60 g bajame të copëtuara
60 g lëkurë limoni ose portokall e
sheqerosur
60 g qershi të sheqerosura të copëtuara
70 g bajame të plota të qëruara
Të tjera:
Tavë e zezë rrethore për pjekje, me
diametër 24 cm
Margarinë për lyerjen e tavës
Thërrime buke për të veshur formën e
pjekjes
Metoda:
Gjalpin, sheqerin, vaniljen dhe kripën hidhini
një tas dhe përziejini së bashku derisa të
krijohet një masë kremi. Më pas, hidhni
vezët një nga një dhe rriheni dhe njëherë
masën. Shtoni në masën kremoze miellin e
përzier me sodën e bukës dhe vazhdoni ta
trazoni të gjithë masën.
Hidhni dhe frutat e përziejini mirë.
Vendoseni përzierjen në tavën e përgatitur
dhe shtrojeni përzierjen pak më të lartë nga
anët sesa në qendër. Zbukurojini anët dhe
mesin e kekut me bajamet e plota të
qëruara. Futeni kekun brenda në pajisje.
Koha në pajisje: 100 minuta
Pozicioni i raftit: 1
12
www.electrolux.com
Page view 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 27 28

Comments to this Manuals

No comments