Electrolux EOC5851AOX Recipe Book Page 18

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 17
•750 g qepë
250 g pastërma derri
•3 vezë
250 g krem gatimi
•125 ml qumësht
1 lugë kafeje kripë
1/2 lugë çaji piper i bluar
Metoda:
Siteni miellin në një tas përzierje dhe krijoni
një boshllëk në qendër.
Priteni majanë, vëreni tek hapësira, përzieni
qumështin me pak miell nga anët. Hidhni
pak miell sipër, lëreni të vijë në një vend të
ngrohtë deri sa mielli i spërkatur mbi brumë
të tregojë të çara.
Hidhni vezën dhe gjalpin në anë të miellit.
Të gjithë përbërësit përziejini në një masë
brumi me maja.
Pas kësaj, lëreni brumin në një vend të
ngrohtë që të vijë derisa të jetë dyfishuar në
masë.
Ndërkohë, qërojini dhe preini qepët në
katër pjesë, dhe më pas preini hollë.
Prijeni pastërmanë dhe gatuajeni lehtë me
qepët pa e skuqur. Lëreni që të ftohet.
Hapeni brumin dhe vendoseni atë në tavën
e lyer të pjekjes, shpojeni fundin me një
pirun dhe ngjishini anët për lart. Lëreni
brumin që të vijë përsëri.
Përzieni së bashku vezët, kremin e gatimit,
qumështin, kripën dhe piperin. Hapini
qepët e ftohura dhe pastërmanë në bazën
e brumit. Hidheni përzierjen mbi të gjithë
brumin dhe hapeni në mënyrë të
njëtrajtshme.
Koha në furrë: 45 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Quiche Lorraine
Përbërësit e brumit:
•200 g miell
•2 vezë
100 g gjalpë
1/2 lugë çaji kripë
pak piper
pak arrë moskat
Përbërësit e pjesës së sipërme:
150 g djathë i grirë
200 g proshutë e butë ose pastërma të
hollë
•2 vezë
250 g salcë kosi
kripë, piper dhe arrë moskat
Tjetër:
Tava e pjekjes e lyer me yndyrë, diametri
28 cm
Metoda:
Miellin, gjalpin, vezët dhe erëzat hidhini në
një tas dhe rrihini së bashku derisa të
formohet një brumë i njëtrajtshëm. Futeni
masën e brumit në frigorifer për disa orë.
Në fund shtroni brumin dhe vendoseni në
një tavë të zezë për pjekje të lyer nga
poshtë me yndyrë. Shpojeni fundin me një
pirun.
Shpërndani mbi brumë copat e
pastërmasë.
Për të përgatitur mbushjen, përzieni së
bashku vezët, ajkën dhe erëzat. Më pas,
shtoni djathin.
Hidheni materialin e mbushjes sipër
pastërmasë.
Koha në furrë: 40 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Pite me djathë dhie
Përbërësit e brumit:
•125 g miell
60 ml vaj ulliri
•pak kripë
3 - 4 lugë gjelle ujë i ftohë
Përbërësit e pjesës së sipërme:
1 lugë gjelle vaj ulliri
•2 qepë
kripë e piper
1 lugë kafeje trumzë të grirë
125 g djathë ricotta
100 g djathë dhie
2 lugë gjelle ullinj
1 vezë
•60 ml ajkë
Tjetër:
Tava e pjekjes e lyer me yndyrë, diametri
28 cm
Metoda:
Hidhni miellin, vajin e ullirit dhe kripën në një
enë dhe punojeni masën që të ngjajë si
thërrime buke. Shtoni ujin dhe punoni
brumin. Futeni masën e brumit në frigorifer
për disa orë.
Në fund shtroni brumin dhe vendoseni në
një tavë të zezë për pjekje të lyer nga
poshtë me yndyrë. Shpojeni fundin me një
pirun.
18
www.electrolux.com
Page view 17
1 2 ... 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 ... 27 28

Comments to this Manuals

No comments