Electrolux EOC5851AOX Recipe Book Page 21

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 20
GJELLË NË TAVË/GRATINS
Lazanja
Përbërësit e salcës me mish:
100 g pastërma me pak dhjamë
•1 qepë
•1 karotë
100 g selino
2 lugë gjelle vaj ulliri
400 g mish i grirë (përzierje mish lope e
mish derri)
100 ml lëng mishi
1 kuti e vogël konserve domatesh të
grira (rreth 400 g)
rigon, trumzë, kripë dhe piper
Përbërësit e salcës beshamel:
75 g gjalpë
50 g miell
•600 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosni së bashku me:
3 lugë gjelle gjalpë
250 g petë lazanja jeshile
50 g djathë parmixhano, i grirë
50 g djathë i butë, i grirë
Metoda:
Me një thikë të mprehtë hiqni nga
pastërmaja lëkurën dhe kërcet dhe priteni
në copa të vogla. Qëroni qepën dhe
karotën, pastroni selinon dhe prijini hollë
gjitha zarzavatet.
Nxeheni vajin në një enë, hidhni aty
pastërmanë dhe zarzavatet e prera hollë
dhe skuqini duke i përzier.
Hidhni ngadalë mishin e grirë, skuqeni duke
e përzier dhe shuajeni me lëngun e mishit.
Lezetojeni ragunë e mishit me pure
domatesh, me erëza, kripë dhe piper dhe
lëreni të ziejë e mbuluar për 30 minuta me
nxehtësi të ulët.
Ndërkohë përgatisni salcën e beshamelit:
Shkrini gjalpin në një tigan, shtoni miellin
dhe skuqeni deri sa të bëhet ngjyrë të
verdhë, duke e trazuar vazhdimisht. Shtoni
gradualisht qumështin, duke e përzier
vazhdimisht. Hidhini beshamelit kripë, piper
dhe arrë moskati dhe lëreni të ziejë të
zbuluar për rreth 10 minuta.
Lyeni me 1 lugë gjelle gjalpë një tavë
pjekjeje të madhe me kënde të drejta.
Shtroni në mënyrë të alternuar në tavë një
shtresë petë, ragu mishi, salcë beshameli
dhe djathë të grirë. Shtresa e fundit duhet
të jetë një shtresë salcë beshameli me
copa djathi mbi të. Pjesën e mbetur të
gjalpit vëreni në copa të vogla mbi gatesë.
Koha në pajisje: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Kaneloni
Përbërësit për mbushjen:
50 g qepë të prera
30 g gjalpë
350 g spinaq, i prerë
100 g krem gatimi
200 g salmon i freskët, në copa katrore
200 g sharrmak Nili, në copa katrore
150 g karkaleca deti
150 g mish midhjeje
kripë, piper
Përbërësit e salcës beshamel:
75 g gjalpë
50 g miell
600 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskati
Vendosini së bashku me:
1 pako kaneloni
50 g djathë parmixhano, i gri
150 g djathë, i gri
40 g gjalpë
Metoda:
Hidhni qepët e grira dhe gjalpin në një
tenxhere dhe skuqini derisa të bëhen
transparente. Shtoni spinaq të grirë dhe
lëreni në zjarr për pak kohë. Shtoni kremin
e gatimit, përziejeni dhe pastaj lëreni të
ftohet.
Ndërkohë përgatisni salcën e beshamelit:
Shkrini gjalpin në një enë, shtoni miellin dhe
skuqeni deri sa të bëhet ngjyrë të verdhë
duke e trazuar vazhdimisht. Shtoni
qumështin ngadalë, duke e përzier
vazhdimisht. Lezetojeni salcën me kripën,
piperin dhe arrën moskat dhe lëreni të ziejë
me kapak të hapur për rreth 10 minuta.
Hidhni te spinaqi i ftohur salmonin,
sharrmakun, karkalecat, midhjet, kripën e
piperin dhe përziejini të gjitha bashkë.
Lyeni me 1 lugë gjelle gjalpë një tavë
pjekjeje të madhe me kënde të drejta.
Mbushini kanelonit me përzierjen e spinaqit
dhe vendosini në tavën e pjekjes. Hidhni
salcë beshameli midis çdo radhe të roleve
SHQIP 21
Page view 20
1 2 ... 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28

Comments to this Manuals

No comments