Electrolux EOC5851AOX Recipe Book Page 22

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 21
me kaneloni. Shtresa e fundit duhet të jetë
një shtresë salcë beshameli me copa djathi
mbi të. Pjesën e mbetur të gjalpit vëreni në
copa të vogla mbi gatesë.
Koha në pajisje: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Patate gratin
Përbërësit:
1.000 g patate
1 lugë kafeje kripë secila, piper dhe arrë
moskat
2 thelpinj hudhra
200 g djathë i grirë
•200 ml qumësht
•200 ml ajkë
4 lugë gjelle gjalpë
Metoda:
Qëroni patatet, pritini në feta të holla, thajini
dhe pastaj lyejini me kripë dhe erëza.
Fërkoni me një thelb hudhër tavën
zjarrduruese të pjekjes dhe më pas lyejeni
me pak gjalpë.
Gjysmën e fetave të patateve me erëza
shpërndajini në enë, dhe më pas shtroni
pak djathë të grirë mbi to. Shtroni mbi
shtresën e parë, pjesën e mbetur të fetave
të patateve dhe shpërndani mbi to pjesën e
mbetur të djathit të grirë.
Grini thelbin e dytë të hudhrës dhe rriheni
së bashku me qumështin dhe ajkën. Hidhni
mbi patate masën e përgatitur dhe pastaj
shpërndani mbi sipërfaqe pjesën e mbetur
të gjalpit.
Koha në pajisje: 65 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Musaka (për 10 persona)
Përbërësit:
1 qepë të gri
vaj ulliri
1.5 kg mish i grirë
1 kavanoz me domate të grira (400 g)
50 g djathë i grirë
4 lugë gjelle me thërrime buke
kripë e piper
kanellë
1 kg patate
1.5 kg patëllxhanë
gjalpë për të skuqur
Përbërësit e salcës beshamel:
75 g gjalpë
50 g miell
600 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosini së bashku me:
150 g djathë i gri
4 lugë gjelle thërrime buke
50 g gjalpë
Metoda:
Skuqni qepët e grira në pak vaj ulliri, dhe
pastaj shtoni mishin e grirë dhe kaurdisini.
Shtoni domatet e grira, djathin Emmental të
grirë dhe thërrimet e bukës, trazojini mirë
dhe lërini deri sa të ziejnë. Më pas hidhni
kripë, piper dhe kanellë dhe hiqeni nga
vatra e zjarrit.
Qëroni patatet dhe pritni në feta 1 cm të
trasha, lani patëllxhanët dhe pritini në thella
prej 1 cm.
Thajini të gjitha fetat me letër kuzhine. Më
pas skuqini në një tigan me shumë gjalpë.
Ndërkohë përgatisni salcën e beshamelit:
Shkrini gjalpin në një tigan, shtoni miellin
dhe skuqeni deri sa të bëhet ngjyrë të
verdhë, duke e trazuar vazhdimisht. Shtoni
gradualisht qumështin, duke e përzier
vazhdimisht. Hidhini beshamelit kripë, piper
dhe arrë moskati dhe lëreni të ziejë të
zbuluar për rreth 10 minuta.
Vendosni fetat e patateve në fund të enës
zjarrduruese të lyer me yndyrë, hidhini sipër
pak djathë të grirë. Shtroni një shtresë
patëllxhanë mbi të. Mbi këtë shtresë
vendosni një pjesë të përzierjes me mishin
e grirë. Mbi këtë shtresë vendosni një pjesë
të salcës beshamel.
Më pas shtroni një shtresë tjetër patatesh,
të ndjekur nga patëllxhanët dhe pastaj
mishi i grirë. Shtresa e fundit duhet të je
salca beshamel. Sipër saj hidhni pjesën e
mbetur të djathit dhe thërrimet e bukës.
Shkrini gjalpin dhe hidheni mbi musaka.
Koha në pajisje: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Pasta Gratin
Përbërësit:
•1 litër ujë
•kripë
250 g taljatele
250 g proshutë e butë
22
www.electrolux.com
Page view 21
1 2 ... 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28

Comments to this Manuals

No comments