Electrolux EOC5851AOX Recipe Book Page 8

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 7
fusni sondën te mishi dhe vendosini në një
enë që i reziston të nxehtit të furrës.
Niveli i vendosjes: 1
Kofshë pule
Përbërësit:
4 kofsha pule nga 250 g
250 g krem gatimi
•125 ml ajkë
1 lugë kafeje kripë
1 lugë kafeje spec i kuq
1 lugë kafeje kërri
1/2 lugë kafe piper
250 g kërpudha të prera të konservuara
20 g niseshte misri
Metoda:
Pastroni kofshët e pulës dhe vendosini në
një tavë pjekjeje. Përzieni së bashku pjesën
tjetër të përbërësve dhe hidhini sipër
kofshëve të pulës.
Koha në pajisje: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Coq au Vin
Përbërësit:
•1 pulë
•kripë
•piper
1 lugë gjelle miell
50 g gjalpë i kulluar
500 ml verë e bardhë
500 ml lëng pule
4 lugë gjelle salcë soje
•1/2 tufë majdanoz
•1 degëz trumzë
150 g pastërma e prerë në kubikë
250 g kërpudha "gështenjë", të
pastruara dhe të prera në katërsh
12 qepujka të qëruara
2 thelpinj hudhra, të qëruar dhe të
shtypur
Metoda:
Pastrojeni pulën dhe hidhini kripë dhe piper
dhe spërkateni me miell.
Ngroheni gjalpin e kulluar në një tavë
pjekjeje mbi një vatër, skuqeni pulën në të
gjitha anët. Hidhni verën e bardhë, lëngun e
pulës dhe salcën e sojës dhe lërini derisa të
fillojnë të ziejnë.
Shtoni majdanozin, trumzën, pastërmanë e
prerë në copa, kërpudhat, qepujkat dhe
hudhrën.
Ziejeni sërish, mbulojeni me kapak dhe
futeni tavën në pajisje.
Koha në pajisje: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Patë e pjekur me portokall
Përbërësit:
1 rosë (1,6 – 2,0 kg)
•kripë
•piper
3 portokaj, të qëruar, të hequr bërthamat
dhe të prerë në kubikë
1/2 lugë kafe kripë
2 portokaj për lëngun
•150 ml sheri
Metoda:
Pastrojeni rosën, hidhini kripë dhe piper
dhe fërkojeni me lëkurat e portokallit.
Mbusheni rosën me copat e portokallit të
lyera me kripë dhe qepeni.
Vendoseni rosën në tavën e pjekjes, me
gjoksin poshtë.
Shtrydhni lëngun e portokajve, përziejeni
me sheri dhe hidheni mbi rosën.
Vendoseni rosën në pajisje; kthejeni në
anën tjetër 30 minuta më vonë (bie një
sinjal).
Koha në pajisje: 90 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Pulë e mbushur
Përbërësit:
1 pulë, 1.2 kg (me të brendshmet)
1 lugë gjelle vaj
1 lugë kafeje kripë
1/4 lugë kafeje spec i kuq
50 g thërrime buke
3-4 lugë gjelle qumësht
•1 qepë e grirë
1 tufë majdanoz i grirë
20 g gjalpë
1 vezë
kripë e piper
Metoda:
8
www.electrolux.com
Page view 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 27 28

Comments to this Manuals

No comments