Electrolux EOC5851AOX User Manual Page 20

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 19
11.1 Ana e brendshme e derës
Në disa modele, në anën e
brendshme të derës do të gjeni:
Numrat e pozicioneve të rafteve.
Të dhëna për funksionet e nxehjes,
pozicionet e këshilluara për raftet dhe
temperaturat për gatesa tipike.
Temperatura dhe kohët e pjekjes
në tabela janë vetëm udhëzuese.
Ato varen nga recetat, cilësia dhe
sasia e përbërësve të përdorur.
11.2 Këshillë për funksionet e
veçanta të ngrohjes së furrës
Mbaj ngrohtë
Përdoreni këtë funksion nëse dëshironi që
ta mbani ushqimin të ngrohtë.
Temperatura rregullohet automatikisht në
80°C.
Ngrohja e pjatave
Për të ngrohur pjata dhe enë.
Vërini pjatat dhe enët në mënyrë të
njëtrajtshme në nivelin e furrës. Ndërroni
vendin e niveleve pas gjysmës së kohës
së ngrohjes (ndërrojeni nga poshtë-lart).
Temperatura automatike është 70 °C.
Pozicioni i rekomanduar i raftit: 3.
Ardhja e brumit
Këtë funksion automatik mund ta përdorni
me të gjitha recetat që kërkojnë brumë të
ardhur. Krijon një atmosferë të
përshtatshme për ardhje brumi.
Vendoseni brumin në një pjatë të
mjaftueshme për ardhje dhe mbulojeni atë
me një peshqir të lagur ose qese plastike.
Futni një raft rrjetë në nivelin një dhe vëreni
enën mbi të. Mbyllni derën e furrës dhe
cilësoni funksionin e ardhjes së brumit.
Cilësoni kohën e nevojshme.
11.3 Pjekja
Udhëzime të përgjithshme
Furra juaj e re mund të pjekë apo të
skuqë ndryshe nga pajisja juaj e
mëparshme. Përshtatini cilësimet tuaja
të zakonshme (temperaturën, kohën e
gatimit) dhe pozicionet e rafteve sipas
vlerave në tabela.
Kur kohët e pjekjes janë më të gjata,
mund ta çaktivizoni furrën rreth 10
minuta para mbarimit të kohës së
pjekjes për të shfrytëzuar nxehtësinë e
mbetur.
Kur përdorni ushqime të ngrira, tavat
në furrë mund të deformohen gjatë
pjekjes. Kur tavat ftohen përsëri,
deformimi do të zhduket.
Si të përdorni Tabelat e pjekjes
Prodhuesi rekomandon që në fillim të
përdorni temperaturat më të ulëta.
Nëse nuk arrini t'i gjeni cilësimet për një
recetë të veçantë, kërkoni një që është
pothuajse e njëjtë me të.
Koha e pjekjes mund të zgjatet me 10 -
15 minuta, nëse gatuani kekë në më
shumë se një nivel.
Kekët dhe petët në lartësi të ndryshme
nuk skuqen gjithmonë njësoj në fillim.
Nëse ndodh kjo, mos e ndryshoni
temperaturën e furrës. Diferencat do të
barazohen gjatë procedurës së pjekjes.
11.4 Këshilla për pjekjen
Rezultati i pjekjes Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Baza e kekut nuk është
skuqur mjaftueshëm.
Pozicioni i raftit nuk është
i saktë.
Vendoseni kekun në një
raft më të ulët të furrës.
Ëmbëlsira bie dhe mbetet
e papjekur, e qullët ose e
ujshme.
Temperatura e ambientit
është shumë e lartë.
Herën tjetër që të piqni,
vendoseni furrën në
temperaturë pak më të
ulët.
20
www.electrolux.com
Page view 19
1 2 ... 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments