Electrolux EOC5851AOX User Manual Page 6

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 5
Pastrimi pirolitik
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe djegiesh.
Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet
për pastrim pirolitik.
Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë kohës
që pastrimi pirolitik është në funksionim.
Pajisja nxehet shumë.
Siguroni ajrosje të mirë gjatë dhe pas
çdo pastrimi pirolitik.
Siguroni ajrosje të mirë gjatë përdorimit
të parë dhe pas tij, në një temperaturë
maksimale pune.
Largoni çdo kafshë shtëpiake
(veçanërisht zogjtë) nga zona pra
pajisjes gjatë dhe pas pastrimit pirolitik
dhe në fillim përdorni funksionimin në
temperaturë maksimale në një zonë të
ajrosur mirë.
Disa zogj dhe zvarranikë mund të jenë
jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj
avujve të fortë që dalin gjatë procesit të
pastrimit në të gjitha furrat pirolitike.
Edhe kafshët e vogla shtëpiake mund
të jenë të ndjeshme ndaj ndryshimeve
të lokalizuara të temperaturave në afërsi
të furrave pirolitike kur është në punë
programi pirolitik i vetëpastrimit.
Sipërfaqet jo ngjitëse në tenxhere,
tiganë, tabaka, takëme etj., mund
dëmtohen nga përdorimi i funksionit të
pastrimit pirolitik në temperaturë të lartë
në të gjitha furrat pirolitike dhe mund të
jetë gjithashtu burim për avuj të
dëmshëm të nivelit të ulët.
Avujt e lëshuar nga furrat pirolitike /
mbetjet e gatimit siç përshkruhet nuk
janë të dëmshme për njerëzit, duke
përfshirë fëmijët ose personat me
probleme mjekësore.
2.4 Drita e brendshme
Lloji i llambës ose llambës halogjene të
përdorur për këtë pajisje, është vetëm
për pajisje elektroshtëpiake. Mos e
përdorni atë për ndriçim banese.
PARALAJMËRIM
Rrezik nga goditja elektrike.
Përpara ndërrimit të llambës,
shkëputeni pajisjen nga korrenti.
Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifikime.
2.5 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake.
6
www.electrolux.com
Page view 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments