Electrolux EOC69400X User Manual Page 10

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 9
Gatimet e disponueshme ose
nënkategoritë do të shfaqen në ekran.
3. Zgjidhni kategorinë e dëshiruar ose
gatimin.
4. Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran.
Shembull: Pizza Calzone e Ngrirë
1. Ndzni furrën.
2. Shtypni butonin Pizza.
Në ekran do të shfaqen katër lloje të
ndryshme picash.
3. Përdorni Përzgjedhësin për të zgjedhur "
Frozen Pizza".
4. Më pas, shtypni çelësin OK për të hyrë në
nën-kategori.
Mund të zgjidhni nga tre lloje të
ndryshme picash të ngrira.
5. Përdorni Përzgjedhësin për të zgjedhur "
Calzone".
6. Më pas, shtypni çelësin OK për të
zgjedhur këtë gatim.
7. Ndiqni udhëzimet e shfaqura në ekran.
Pasi koha e vendosur të ketë përfunduar,
funksioni i ngrohjes me temperaturën e
regjistruar mund të shtyhet me 20 minuta
brenda 5 minutave të ardhshme, nëse
rezultati i pjekjes nuk është i kënaqshëm.
Pjekja manuale
Është e mundur të ndryshohen
funksionet e furrës ose temperatura,
ndërsa pjekja është në proçes e sipër.
Për informacione të mëtejshme shihni
paragrafin e ardhshëm.
1. Ndzni furrën.
2. Përdorni Përzgjedhësin dhe pastaj
butonin OK për të zgjedhur menynë
"Funksionet e nxehjes ".
Funksionet e ngrohjes do të shfaqen
në ekran.
3. Zgjidhni kategorinë e dëshiruar.
Në ekran do të shfaqet një
temperaturë e këshilluar.
4. Ndryshoni temperaturën duke përdorur
Përzgjedhësin, nëse dëshironi.
5. Më pas, shtypni çelësin OK për të
regjistruar temperaturën e furrës.
6. Shtypni çelësin e Funksioneve Shtesë.
Koha e gatimit do të shfaqet në ekran.
7. Rrotullojeni Përzgjedhësin për të
zgjedhur kohën e gatimit.
8. Më pas, shtypni çelësin OK për të
regjistruar kohën e gatimit.
Ekrani për kohën e përfundimit do
ndizet.
9. Rrotullojeni Përzgjedhësin për të
zgjedhur kohën e përfundimit.
10. Më pas, shtypni çelësin OK për të
regjistruar kohën e përfundimit.
Furra do të fillojë të ngrohet ose do të
ndizet dhe fiket automatikisht në
kohën e dëshiruar.
Pasi koha e vendosur të ketë
përfunduar, funksioni i ngrohjes me
temperaturën e regjistruar mund të
shtyhet me 20 minuta brenda 5
minutave të ardhshme, nëse rezultati i
pjekjes nuk është i kënaqshëm.
Ndryshimi i temperaturës ndërsa "pjekja
manuale" është në proçes e sipër
1. Për të ndryshuar temperaturën pasi keni
ndezur furrën, rrotullojeni përzgjedhësin
në të djathtë.
2. Korniza do të shënojë pjesën e djathtë të
ekranit (atje ku shfaqet temperatura
aktuale). Shtypni çelësin OK për ta
zgjedhur.
3. Trekëndëshi ngjitur me temperaturën
aktuale do të fillojë të pulsojë. Më pas, me
anën e përzgjedhësit, zgjidhni
temperaturë e re të dëshiruar.
4. Pranoni temperaturën e re me çelësin
OK.
10 electrolux
Page view 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments