Electrolux EOC69400X User Manual Page 2

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 3
Komandimi elektronik i furrës 6
Funksionimi 9
Sugjerime, tabela dhe këshilla 17
Kujdesi dhe mirëmbajtja 30
Si të veprojmë nëse… 36
Hedhja e pajisjes 36
Instalimi 36
Garancia Europiane 39
Shërbimet e klientit 41
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Siguria elektrike
Kjo pajisje duhet të lidhet vetëm nga një
elektriçist i kualifikuar.
Në rast defektesh ose dëmtimesh në
pajisje: Fikni siguresat ose fikni pajisjen.
Riparimet në pajisje duhen kryer vetëm
nga inxhinierë të kualifikuar shërbimi.
Nga riparimet e pasakta mund të lindin
rreziqe serioze. Në rast riparimesh,
drejtojuni Departamentit tonë për
Shërbimin e Klientit ose shitësit tuaj.
Siguria e fëmijëve
Mos lini kurrë fëmijët e pashoqëruar në
afërsi të pajisjes në proçes pune e sipër.
Për mbrojtjen ndaj një përdorimi të
paautorizuar, pajisja është e pajisur me një
çelës ndezës.
Siguria gjatë përdorimit
Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët si
pasojë e aftësive të tyre fizike, ndjesore ose
mendore apo si pasojë e mungesës së
përvojës ose njohurive, janë të pamundur
të përdorin pajisjen në mënyrë të sigurt,
nuk duhet të punojnë me këtë pajisje pa
mbikqyrjen apo udhëzimet e një njeriu
përgjegjës.
Kjo pajisje duhet të përdoret vetëm për
gatim, skuqje dhe pjekje të ushqimeve për
përdorim familjar.
Kini kujdes gjatë lidhjes të pajisjeve
elektrike në prizat në afërsi të kësaj
pajisjeje. Kabllot elektrike nuk duhet të
ngecin nën derën e furrës së nxehtë.
Paralajmërim PARALJMËRIM: Rrezik
djegieje! Brendësia e furrës nxehet kur
pajisja është në përdorim.
Kur përdorni përbërës alkoolikë në furrë,
mund të krijohet një përzierje e lehtë
alkool-ajër që mund të ndizet. Në këtë rast,
hapeni derën me kujdes. Kur e bëni këtë,
mos përdorni asnjë burim nxehtësie,
shkëndijë ose flakë të hapur.
Udhëzime mbi akrilamidin
Sipas njohurive të fundit shkencore,
pjekja e fortë e ushqimit, veçanërisht në
produktet që përmbajnë niseshte, mund
të përbëjë rrezik për shëndetin, si pasojë
e përmbajtjes së akrilamideve. Për këtë
arsye, ju reklomandojmë të gatuani aty
ku mundeni me temperatura të ulëta dhe
të mos i piqni shume ushqimet.
Mënyrat e shmangies së dëmtimeve në
pajisje
Mos shtroni në furrë letër alumini dhe mos
vendosni asnjë tavë pjekjeje, tenxhere etj.
në fundin e furrës, sepse smalti i furrës do
të dëmtohej nga grumbullimi i nxehtësisë
së krijuar.
Lëngjet e frutave që mund të pikojnë nga
tavat e pjekjes lënë njolla të cilat nuk mund
të hiqen dot më. Për ëmbëlsira me shumë
lëng, përdorni një tavë të thellë.
Mos vendosni pesha mbi derën e hapur të
furrës.
2 electrolux
Page view 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments