Electrolux EOC69400X User Manual Page 2

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 40
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrimi i pajisjes 3
Komandimi elektronik i furrës 6
Funksionimi 9
Sugjerime, tabela dhe këshilla 17
Kujdesi dhe mirëmbajtja 30
Çfarë duhet bërë nëse … 35
Hedhja e pajisjes 35
Shërbimi pas blerjes 35
Garancia Europiane 36
www.electrolux.com 36
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Siguria elektrike
Kjo pajisje duhet të lidhet vetëm nga një
elektricist i kualifikuar .
Në rast defektesh ose dëmtimesh në
pajisje: Fikni siguresat ose fikni pajisjen.
Riparimet në pajisje duhet të kryhen
vetëm nga inxhinierë të kualifikuar
shërbimi . Nga riparimet e pasakta mund
të lindin rreziqe serioze. Në rast riparimesh,
drejtojuni Departamentit tonë për
Shërbimin e Klientit ose shitësit tuaj.
Siguria për fëmijët
Mos lini kurrë fëmijët e pashoqëruar në
afërsi të pajisjes në proces pune e sipër
Për mbrojtjen ndaj përdorimit të
paautorizuar, pajisja është e pajisur me një
çelës ndezës
Siguria gjatë përdorimit
Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët si
pasojë e aftësive të tyre fizike, ndjesore ose
mendore apo si pasojë e mungesës së
përvojës ose njohurive, janë të pamundur
të përdorin pajisjen në mënyrë të sigurt,
nuk duhet të punojnë me këtë pajisje pa
mbikëqyrjen apo udhëzimet e një personi
përgjegjës.
Kjo pajisje duhet të përdoret vetëm për
gatim, skuqje dhe pjekje të ushqimeve për
përdorim familjar.
Kini kujdes gjatë lidhjes së pajisjeve
elektrike në prizat në afërsi të kësaj
pajisjeje. Kabllot e lidhjes elektrike nuk
duhet që të ngecin nën derën e nxehtë të
furrës.
Kur përdorni përbërës alkoolikë në furrë,
mund të krijohet një përzierje e lehtë
alkool-ajër që mund të ndizet. Në këtë rast,
hapeni derën me kujdes. Kur e bëni këtë,
mos përdorni asnjë burim nxehtësie,
shkëndijë ose flakë të hapur.
Paralajmërim Rrezik djegieje!
Brendësia e furrës nxehet kur pajisja
është në përdorim
Udhëzime mbi akrilamidet
E rëndësishme Sipas njohurive të fundit
shkencore, pjekja e fortë e ushqimit,
veçanërisht në produktet që përmbajnë
niseshte, mund të përbëjë rrezik për
shëndetin, si pasojë e përmbajtjes së
akrilamideve. Për këtë arsye, ju këshillojmë të
gatuani në temperaturat më të ulëta të
mundshme si dhe të mos i piqni ushqimet më
shumë se ç'duhet.
Mënyrat e shmangies së dëmtimeve në
pajisje
Mos shtroni në furrë letër alumini dhe mos
vendosni asnjë tavë pjekjeje mbi
bazamentin e furrës, sepse përndryshe
smalti i furrës do të dëmtohet nga
grumbullimi i nxehtësisë.
Lëngjet e frutave që mund të pikojnë nga
tavat e pjekjes lënë njolla të cilat nuk mund
të hiqen dot më. Për ëmbëlsira me shumë
lëng, përdorni një tavë të thellë.
Mos vendosni pesha mbi derën e hapur të
furrës.
2 electrolux
Page view 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 39 40

Comments to this Manuals

No comments