Electrolux EOC69400X User Manual Page 11

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 10
Kategoritë Auto Cooking
Simboli Kategoria
Baking Recipes
Roasting Recipes
Convenience
Oven Dishes Special
Pizza
Gatim automatik:
1. Aktivizojeni pajisjen
2. Përdorni librin e veçantë për të gjetur
gatimin dhe kategorinë.
3. Shtypni kategorinë në panelin e
kontrollit. Përdorni graduesin për të
zgjedhur nënkategorinë.
4. Ndiqni informacionin në ekran.
PËRDORIMI I AKSESORËVE
Sonda e temperaturës së mishit
Sonda e mishit mat temperaturën në
qendër të ushqimit. Kur mishi arrin
temperaturën e duhur furra fiket
automatikisht.
E rëndësishme Përdorni vetëm pjesë
origjinale. Kështu siguroni rezultatet më të
mira në gatim.
Paralajmërim Sonda e mishit është e
nxehtë! Ka rrezik djegieje! Bëni kujdes
kur hiqni majën dhe spinën.
Për ta përdorur atë duhet të vendosni:
Temperaturën në pajisje.
Temperaturën e brendshme të ushqimit
Përdorimi i sondës së mishit:
1. Vendosni majën e sondës së mishit në
qendër të mishit.
2. Aktivizojeni pajisjen.
3. Futeni spinën e sondës së mishit në fole
(referojuni shikimit të përgjithshëm të
pajisjes).
4. Përdoreni graduesin më pak se 5
sekonda për të vendosur temperaturën
në brendësi të mishit. Kufijtë e
temperaturës së sondës fillojnë në 30°C.
5. Vendosni funksionin e furrës dhe nëse
është e nevojshme temperaturën e furrës.
Pajisja llogarit me afërsi kohën e mbetur.
Koha e përfundimit është e ndryshme
për sasi të ndryshme ushqimi,
temperaturat e vendosura të furrës
(minimumi 120°C) dhe modalitetet.
Pajisja e llogarit kohën e përfundimit në
afërsisht 30 minuta. Temperatura e
brendshme shfaqet duke filluar nga 30°C.
Sonda e mishit duhet të qëndrojë
brenda te mishi dhe e lidhur te priza
gjatë kohës së gatimit.
6. Kur mishi arrin temperaturën e
brendshme të zgjedhur, dëgjohet një
sinjal akustik. Pajisja fiket automatikisht.
Shtypni një buton çfarëdo për të
ndërprerë sinjalin.
7. Nxirreni spinën e sondës së mishit nga
priza dhe nxirreni mishin nga furra.
Për të ndryshuar temperaturën e
brendshme shtypni
vazhdimisht
derisa të shfaqet temperatura e sondës
së mishit. Përdorni graduesin për të
ndryshuar temperaturën dhe OK për të
konfirmuar.
Futja e aksesorëve të furrës.
Futni brenda aksesorët rrëshqitës në
mënyrë që skajet e dyfishta të jenë nga pas
furrës dhe me drejtim për poshtë. Shtyjini
aksesorët rrëshqitës midis kanaleve
ndihmës të njërit prej niveleve të furrës.
electrolux 11
Page view 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments