Electrolux EOC69400X User Manual Page 2

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 5
Përpara përdorimit të parë 5
Paneli I kontrollit 6
Përdorimi I përditshëm 7
Funksionet e orës 10
Programet automatike 10
Përdorimi i aksesorëve 11
Funksione shtesë 14
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 15
Kujdesi dhe pastrimi 26
Si të veprojmë nëse… 28
Probleme që lidhen me mjedisin 29
KUSHTET E GARANCISË 29
Garancia Europiane 30
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni
me kujdes këtë manual:
Për të mbrojtur veten dhe pronën tuaj.
Për të respektuar mjedisin
Për funksionim të rregullt të pajisjes.
Gjithmonë mbajini këto udhëzime me
pajisjen edhe nëse e lëvizni apo e shisni.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
instalimi ose përdorimi i pasaktë shkakton
dëme.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të
moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me
aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën
mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit. Fëmijët
nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes
ose lëndimeve fizike.
Mbajini fëmijët dhe kafshët larg pajisjes
gjatë kohës që dera e saj është e hapur
ose pajisja është në funksionim. Ekziston
rreziku i lëndimeve fizike ose gjymtimeve
të përhershme.
Pajisja ka një funksion bllokimi për fëmijët
ose bllokim të butonave; përdoreni. Ky
funksion nuk lejon që fëmijët dhe kafshët
ta vënë pajisjen në punë pa dashur.
Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni të dhënat e kësaj
pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit dhe i
dëmtimit të pajisjes.
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Pajisjen fikeni pas çdo përdorimi.
Instalimi
Vetëm një elektricist i kualifikuar mund ta
instalojë dhe ta lidhë pajisjen në rrjet.
Lidhuni me një qendër shërbimi të
miratuar. Kjo do të parandalojë rrezikun e
dëmtimeve në strukturë ose lëndimet
fizike.
Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transporti. Mos e lidhni pajisjen në
rrjet, po të jetë dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, lidhuni me shitësin.
Hiqni çdo material ambalazhimi, adezi
dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para
përdorimit të parë. Mos e hiqni pllakën e
specifikimeve. Kjo gjë mund të shfuqizojë
garancinë.
Sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur
nga rrjeti elektrik gjatë instalimit.
Bëni kujdes kur lëvizni pajisjen. Pajisja
është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza
sigurie. Mos e ngrini pajisjen nga doreza.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga korrenti në të gjitha polet.
Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje
kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
Duhet të dispononi mjetet e duhura
izoluese: çelësa mbrojtës të linjës,
2 electrolux
Page view 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments