Electrolux EOK86030X User Manual Page 2

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 52
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 6
Përpara përdorimit të parë 8
Përdorimi i furrës Furra Përdorimi 9
Përdorimet, tabelat dhe këshilla 23
Kujdesi dhe pastrimi 39
Si të veprojmë nëse… 40
41
Hedhja e pajisjes 47
Garancia Europiane 47
www.electrolux.com 48
Shërbimi 49
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Instruksione të rëndësishme mbi
sigurinë!
Lexojini udhëzimet me kujdes dhe
ruajini ato për përdorimin në të
ardhmen!
Siguria elektrike
Pajisja lejohet që të lidhet në rrjetin elektrik
vetëm nga një teknik specialist i
autorizuar .
Në rast defektesh ose dëmtimesh në
pajisje: hiqni siguresat ose fikini ato.
Nëse guarnicioni i derës dhe pjesë të
guarnicionit të derës janë të dëmtuara, nuk
lejohet që pajisja të vihet në funksionim pa
u rregulluar.
Riparimet në pajisje lejohen të kryhen
vetëm nga persona të specializuar .
Nga riparimet e pasakta mund të lindin
rreziqe serioze. Në rast riparimesh,
drejtojuni shërbimit tonë për klientin ose
shitësit të autorizuar.
Siguria për fëmijët
Mbajini larg me çdo kusht fëmijët e vegjël.
Sigurohuni që të mos ngarkoni fëmijë të
vegjël për përdorimin e pajisjes.
Si rregull, ushqimi i fëmijës duhet ngrohur
në gota ose në shishe pa kapak ose pa
mbyllje. Pas ngrohjes përziejeni ose
tundeni mirë ushqimin me qëllim që
ngrohtësia të shpërndahet njëtrajtësisht.
Përpara se t'ia jepni ushqimin fëmijës, ju
lutemi provojeni me çdo kusht
temperaturën e ushqimit.
Gjatë përdorimit të skarës (vetëm ose në
kombinim me mikrovalën) xhami do të
bëhet shumë i nxehtë. Prandaj, mbajini
fëmijët e vegjël larg derës së pajisjes.
Gjatë kohës që pajisja është në përdorim,
mos i lini asnjëherë pa mbikëqyrje fëmijët
e vegjël.
Kjo pajisje është e pajisur me një sigurim
për fëmijët.
Siguria gjatë përdorimit
Kjo pajisje lejohet që të përdoret vetëm për
përdorim familjar për gatimin, skuqjen dhe
pjekjen e ushqimeve.
Kini kujdes gjatë lidhjes elektrike të
pajisjeve elektrike në prizat në afërsi të
kësaj pajisjeje. Kabllot e lidhjes elektrike
nuk duhet që të ngecin nën derën e
nxehtë të furrës.
Paralajmërim: Rrezik djegieje! Gjatë
kohës së funksionimit, hapësira e
brendshme e furrës do të nxehet.
Kur përdorni përbërës alkoolikë në furrë,
mund të krijohet një përzierje e lehtë
alkool-ajër që mund të ndizet. Në këtë rast,
hapeni derën me kujdes. Mos afroni aty
pranë asnjë shkëndijë, nxehtësi ose flakë.
Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët
nuk janë në gjendje ta përdorin pajisjen në
mënyrë të sigurt për arsye të aftësive të
tyre fizike, ndijore ose mendore, ose të
mungesës së eksperiencës ose të
mosdijes, nuk duhet ta përdorin këtë
pajisje pa mbikëqyrjen ose këshillimin e një
personi kompetent.
2 electrolux
Page view 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 51 52

Comments to this Manuals

No comments