Electrolux EOK86030X User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 52
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
Gjatë përdorimit, hapësira e pjekjes,
rezistenca dhe pjesët e tjera bëhen shumë
të nxehta. Ju lutemi bëni kujdes kur punoni
me to dhe përdorni për këtë qëllim
dorashka kuzhine ose mjete të ngjashme
me to. Rrezik djegieje!
Objektet metalike duhet të qëndrojnë të
paktën 2 cm larg nga faqet e furrës dhe
nga dera e saj. Përndryshe mund të lindin
shkarkime të shkëndijave dhe pajisja mund
të dëmtohet.
Mos përdorni letër alumini nëse nuk
këshillohet ndryshe.
Mos ngecni asgjë ndërmjet derës dhe
kornizës së derës.
Mbajeni gjithmonë të pastër guarnicionin e
derës, sipërfaqet ku prek guarnicioni dhe
hapësirën e brendshme. Mungesa e
pastërtisë në pajisje mund të çojë në
situata të rrezikshme.
Mos ruani në furrë objekte që mund të
digjen. Ato mund të marrin flakë kur ndizet
furra.
Mënyrat e shmangies së dëmtimeve në
pajisje
Mos shtroni në furrë letër alumini dhe mos
vendosni asnjë tavë pjekjeje, asnjë
tenxhere etj. në fundin e furrës, sepse
përndryshe smalti i furrës do të dëmtohet
nga grumbullimi i nxehtësisë së krijuar.
Lëngjet e frutave që mund të pikojnë nga
tavat e pjekjes lënë njolla të cilat nuk mund
të hiqen dot më. Për ëmbëlsira me shumë
lëng, përdorni një tavë të thellë.
Mos e ngarkoni derën e hapur të furrës.
Mos hidhni asnjëherë ujë direkt në furrën e
nxehtë. Mund të shkaktohen dëmtime të
smaltit dhe ndërrimi i ngjyrës së tij.
Nga përdorimi i forcës, para së gjithash në
skajet e xhamit të përparmë, mund të
thyhet xhami.
Mos ruani në furrë objekte që mund të
digjen. Ato mund të marrin flakë kur ndizet
furra.
Mos ruani në furrë ushqime të lëngshme.
Mund të shkaktohen dëmtime të smaltit.
Mos ruani asnjë ushqim të hapur në furrë,
pas çaktivizimit të ventilatorit freskues në
furrë. Në dhomën e pjekjes ose në xhamat
e dyerve mund të përplaset lagështira, e
cila mund të arrijë deri te mobiliet.
Udhëzime për shtresën e smaltit
Ndryshimet e ngjyrës në shtresën e
smaltit të furrës të shkaktuara nga
përdorimi nuk e zvogëlojnë aftësinë e
pajisjes për një përdorim normal ose
konform kontratës. Si rrjedhojë ato nuk
paraqesin asnjë të metë në bazë të së
drejtës së garancisë.
Mos e përdorni pajisjen...
... për gatimin e vezëve me lëvozhgë (kur të
gatuani vezë syze shpojeni më parë të
verdhën e vezës) dhe gatimin e kërmijve,
meqenëse këto mund të plasin.
... për nxehjen e një sasie të madhe të vajit të
gatimit (për skuqje, për përgatitje salcash me
verë) dhe për nxehjen e pijeve alkoolike me
përqindje të lartë alkooli: Rrezik
vetëndezjeje! Rrezik shpërthimi!
... për nxehjen e enëve që janë të mbyllura
fort, p. sh. konservat, shishet, enët prej qelqi
me mbyllje me filetë.
... për tharjen e kafshëve, rrobave, jastëkëve
terapeutikë dhe materialeve të tjera të
djegshme: Rrezik zjarri!
... për enë porcelani, qeramike ose prej balte
të cilat kanë vrima të vogla, p. sh. te dorezat
ose që kanë bazament pa smalt. Kur ena
nxehet, lagështira që kalon nëpërmjet
vrimave mund të bëjë që ena të çahet.
4 electrolux
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 51 52

Comments to this Manuals

No comments