Electrolux EOK86030X User Manual Page 30

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 40
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 29
Prijeni gjalpin në shtresa dhe hidheni mbi
sipërfaqen e pjekur.
Cilësimi Pozicioni i raftit Koha
P 11PATATE TË PJEKURA 2 30 min.
PULA 1200 g
Përbërësit:
1 pulë (1000 - 1200 g)
2 lugë gjelle vaj
Kripë, piper, spec i kuq, pluhur erëzash
Përgatitja:
Pastroni pulën dhe thajeni me letër kuzhine.
Përzieni erëzat me vajin dhe me të lyeni
pulën nga brenda dhe nga jashtë.
Më pas, vendoseni pulën me pjesën e
gjoksit për nga poshtë, në një formë
zjarrduruese ose në një formë xhami me
tavë me vrima (pjesë shtesë e veçantë).
Pasi të ketë kaluar gjysma e kohës së
pjekjes, kthejeni pulën.
Pas tingullit të parë të furrës, kontrolloni
gjendjen e mishit të pjekur. Nëse nevojitet,
lëreni që të ecë kohën e mbetur të pjekjes,
deri në tingëllimin e sinjalit të dytë (rreth 10
min.).
Cilësimi Pozicioni i raftit Koha
P 12PULA 1200 g 2 30 min
Informacion mbi akrilamidet
E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit
shkencore, nëse e thekni ushqimin
(veçanërisht ato me përmbajtje niseshteje),
akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për
shëndetin.Për këtë arsye, ju këshillojmë të
gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të
mos e thekni shumë ushqimin.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Shënime për pastrimin:
Pastroni pjesën e përparme të pajisjes
me një copë të butë me ujë të ngrohtë
dhe agjent pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike
përdorni agjent të zakonshëm pastrimi.
Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes
pas çdo përdorimi. Më pas mund të
pastroni ndotjet më lehtë e të mos i lejoni
të digjen.
Ndotjet e forta pastrojini me një pastrues
të posaçëm për furrat.
Pastrojini të gjithë aksesorët (me një cohë
të butë me ujë të ngrohtë dhe lëndë
pastrimi) pas çdo përdorimi dhe lërini të
thahen.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin, mos i
pastroni duke përdorur lëndë agresive,
sende me cepa të mprehta ose në
enëlarëse. Kjo mund të shkaktojë
dëmtime veshjes së pajisjes.
Heqja e mbajtëseve të rafteve
Ju mund ta hiqni mbajtësen e sirtarit për të
pastruar muret anësore.
Ngrijini lart shinat mbështetëse dhe nxirrini.
Montoni mbajtëset e rafteve në rendin
e kundërt.
Llambushka e furrës
Paralajmërim Ka rrezik goditjeje
elektrike.
Llambushka e furrës dhe mbulesa prej
qelqi e llambushkës mund të jenë të
nxehta.
30 electrolux
Page view 29
1 2 ... 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 ... 39 40

Comments to this Manuals

No comments