Electrolux EOK86030X User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 40
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
shufër qelqi qelqi për të shmangur
tejnxehjen pa vlim. Kur ndodh tejnxehja
pa vlim, temperatura e vlimit arrihet pa
flluskat tipike të avullit.
Nëse ena tundet, lëngu mund të vlojë
menjëherë me vrull ose të fillojë
spërkatet me forcë. Ka rrezik djegieje!
Para pjekjes shpojini disa herë me një
pirun ushqimet me “lëkurë” ose me
“lëvore”, si patatet, domatet, salsiçet me
qëllim që ato të mos pëlcasin.
Siguroni që gjatë pjekjes/nxehjes së
ushqimeve të arrihet një temperaturë
minimale prej 70°C. Prandaj ju lutemi kini
parasysh të dhënat e fuqisë dhe të kohës
te tabelat. Për matjen e temperaturës së
ushqimit mos përdorni termometër me
zhivë ose me lëng me zgjerim.
Ushqimi i nxehur me mikrovala e përçon
nxehtësinë te ena e gatimit. Përdorni
dorashka kuzhine ose mbrojtje të
ngjashme!
Mos i gatuani më tepër se sa duhet
gatimet duke e vendosur fuqinë ose
kohën në nivel tepër të lartë. Ushqimi
mund të thahet, të digjet apo të ngecë në
disa vende.
Gjatë përdorimit të pajisjes, pjesa e
brendshme e furrës, elementi nxehës dhe
pjesët e tjera nxehen. Prekini ato me
kujdes dhe përdorni dorashka kuzhine
ose mbrojtje të ngjashme. Ka rrezik
djegieje!
Objektet metalike duhet të jenë të paktën
2 cm larg nga paretet e pajisjes dhe nga
dera e saj. Përndryshe mund të lindin
shkarkime të shkëndijave dhe pajisja
mund të dëmtohet.
Nëse nuk ju thuhet ndryshe, mos
përdorni fletë alumini.
Mos lejoni që diçka të ngecë midis derës
dhe kornizës së derës.
Gjithmonë mbajini të pastra guarnicionin
e derës, sipërfaqet e guarnicionit të derës
dhe pjesën e brendshme të pajisjes.
Papastërtitë në pajisje mund të
shkaktojnë situata të rrezikshme.
Mos mbani në furrë objekte që mund
digjen. Ato mund të marrin flakë kur
aktivizohet furra.
Gjithmonë ngroheni ushqimin e fëmijëve
në kavanoza ose shishe me kapakun ose
pjesën e sipërme të hequr. Pas nxehjes,
trazojeni ose tundeni mirë. Sigurohuni që
temperatura të mos jetë tepër e lartë
përpara se t'i jepni ushqimin fëmijës.
Mos e përdorni pajisjen:
Për të gatuar vezë në guaskë dhe kërmij,
sepse ato mund të plasin. Me vezët e
skuqura, shponi në fillim të verdhat e
vezëve.
Për të nxehur vaj gatimi (për skuqje, për
përgatitje salcash me verë) ose pije
alkoolike me përqindje të lartë
alkooli.Ndezje e vetvetishme! Rrezik
shpërthimi!
Për të nxehur kontejnerë të mbyllur fort,
p.sh. konserva, shishe, kavanoza me
kapak me filetim.
Për të tharë kafshë, tekstile, jastëkë me
kokrriza dhe jastëkë me xhel, si dhe
materiale të tjera të djegshme.Rrezik
zjarri!
Me enë porcelani, qeramike ose prej
balte të cilat kanë vrima të vogla, p.sh. te
dorezat ose që kanë bazament pa smalt.
Lagështira që futet në vrima mund të bëjë
që ena e gatimit të kriset gjatë nxehjes.
Kujdesi dhe pastrimi
Para se të mirëmbani pajisjen, fikeni dhe
shkëputeni nga rrjeti elektrik.
Para se ta mirëmbani, sigurohuni që
pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik djegieje.
Ka rrezik që panelet e xhamit të thyhen.
Mbajeni pajisjen të pastër në çdo kohë.
Grumbullimi i yndyrave ose ushqimeve të
tjera mund të shkaktojë zjarr.
Pastrimi i rregullt parandalon rrëgjimin e
materialit të sipërfaqes.
Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për
kekët shumë të lëngshëm për të
parandaluar që lëngjet e frutave të lënë
njolla që mund të mos hiqen më.
Për sigurinë tuaj personale dhe të pronës
suaj, pastrojeni pajisjen vetëm me ujë dhe
sapun. Mos përdorni produkte të
ndezshme ose produkte që mund të
shkaktojnë gërryerje.
Mos e pastroni pajisjen me pastrues me
avull, pastrues me presion të lartë,
objekte të mprehta, pastrues abrazivë,
sfungjerë gërryes dhe lëngje që heqin
njollat.
Nëse përdorni një spërkatës furre, ndiqni
udhëzimet e prodhuesit.
4 electrolux
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 39 40

Comments to this Manuals

No comments