Electrolux EOK96030X User Manual Page 34

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 33
40g gjalpë për lyerjen e tavës
Përgatitja:
Lyejeni filetën e peshkut me lëngun e limonit
dhe lëreni pak sa ta thithë lëngun. Pastaj
thitheni lëngun e tepërt me një letër kuzhine.
Në fund, lyejini filetat e peshkut nga të dyja
anët me kripë dhe piper. Pas kësaj, vendosini
në një tavë që është zjarrduruese dhe të lyer
me yndyrë.
Përzieni së bashku ajkën, djathin e grirë,
thërrmijat e bukës dhe majdanozin e prerë
dhe shpërndajeni masën mbi filetën e
peshkut.
Përcaktimi Niveli i vendosjes
P 6 FILETË
PESHKU
2
Kohëzgjatja Sasia e ujit në
sirtarin e ujit
25 minuta 250ml
TROFTË 250-300g
Përbërësit:
4 peshq troftë nga 250-300g
Lëng limoni, piper, kripë
Përgatitja:
Lajini mirë troftat nga brenda dhe jashtë,
lyejini me lëng limoni, me kripë dhe erëza dhe
vendosini në 2 forma me këmbje prej çeliku
të pandryshkshëm, në tavë me vrima.
Shërbejini me bajame të pjekura.
Trofta e përgatitur me avull:
Përpara se troftat të vendosen në forma me
këmbje me çelik të pandryshkshëm në tavën
me vrima, hidhni mbi to ujë të nxehtë me
uthull.
Përcaktimi Niveli i vendosjes
P 7 TROFTË
250-300g
2
Kohëzgjatja Sasia e ujit në
sirtarin e ujit
30 minuta 400ml
PICA (4 copë të rrumbullakëta Ø 28 cm)
Përgatitja:
me salcë domateje
Përbërësit e brumit:
500g miell i llojit 405
250ml ujë
20g maja birre
•1 vezë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji kripë
Përgatitja e brumit:
Treteni majanë e birrës në ujë dhe përziejeni
me pjesën tjetër të përbërësve për të
përgatitur një masë brumi. Lëreni brumin të
mbuluar për 30 minuta dhe gjatë kësaj kohe
mund ta rrihni deri në 3 herë.
Përbërësit e salcës së domates:
2 racione domate të qëruara dhe të grira
(800g)
100g qepë, e prerë hollë
2 thelpinj hudhër, të grirë hollë
Kripë, piper, rigon ose erëza për pica
Përgatitja e salcës:
Qepët, hudhrën dhe erëzat përziejini me
domatet e grira dhe lërini të zihen derisa të
krijohet një lloj salce e trashë. Lëreni salcën
që të ftohet.
Përbërësit e mbulesës së sipërme:
600g djathë pice (djathë i butë), i grirë ashpër,
150g për çdo picë
Shtresa e sipërme 400g:
Proshutë, sallam, kërpudha, mish i thatë,
sardele, 100g për çdo picë
Përgatitja:
Ndajeni brumin në 4 forma, jepuni forma të
rrumbullakëta, lyejini me shumë miell dhe
pritini në copa 3-4mm të trasha. Copave të
hapura të brumit u shtroni salcë domateje,
rreth 1 cm larg nga cepat mos e lyeni. Shtroni
elementët që dëshironi dhe mbi to hidhni
djathë pice.
Piqeni në furrë të nxehur paraprakisht
me 230°C
Përcaktimi Niveli i vendosjes
P 8 PICA 3
Kohëzgjatja Sasia e ujit në
sirtarin e ujit
25 minuta ---
QUICHE LORRAINE
Përbërësit e brumit:
250g miell i llojit 405
125g gjalpë
60ml ujë
1 lugë çaji kripë
pak piper dhe arrë muskati
Përgatitja:
Miellin, gjalpin dhe kripë përziejini bashkë,
shtoni aty ujë dhe përziejini pak derisa të
krijohet brumi.
Vëreni brumin për 1 orë në frigorifer që të
ftohet.
34 electrolux
Page view 33
1 2 ... 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments