Electrolux EOK96030X User Manual Page 2

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
Përmbajtja
Udhëzime sigurie 2
Përshkrimi i pajisjes 3
Para përdorimit të parë 6
Përdorimi i furrës 7
Tabelat e gatimit 18
Pastrimi dhe Mirëmbajtja 35
Çfarë duhet bërë nëse...? 38
39
Hedhja e pajisjes 45
Shërbimi 45
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Udhëzime sigurie
Instruksione të rëndësishme mbi
sigurinë!
Lexojini udhëzimet me kujdes dhe
ruajini ato për përdorimin në të
ardhmen!
Siguria elektrike
Pajisja lejohet që të lidhet vetëm nga një
teknik specialist i autorizuar .
Në rast defektesh ose dëmtimesh në
pajisje: hiqni siguresat ose fikini ato.
Riparimet në pajisje lejohen të kryhen
vetëm nga persona të specializuar .
Nga riparimet e pasakta mund të lindin
rreziqe serioze. Në rast riparimesh,
drejtojuni shërbimit tonë për klientin ose
shitësit të autorizuar.
Siguria për fëmijët
Gjatë kohës që pajisja është në përdorim,
mos i lini asnjëherë pa mbikëqyrje fëmijët
e vegjël.
Kjo pajisje është e pajisur me një sigurim
për fëmijët.
Siguria gjatë përdorimit
Kjo pajisje lejohet që të përdoret vetëm për
gatim, skuqje dhe pjekje të ushqimeve për
përdorim familjar.
Kini kujdes gjatë bashkimit të pajisjeve
elektrike në prizat në afërsi të kësaj
pajisjeje. Kabllot e lidhjes elektrike nuk
duhet që të ngecin nën derën e nxehtë të
furrës.
Paralajmërim: Rrezik djegieje! Gjatë
kohës së funksionimit, hapësira e
brendshme e furrës do të nxehet.
Paralajmërim: Mos e hapni në asnjë
rast derën e furrës gjatë gatimit me
avull. Nga avulli që del nga furra mund të
shkaktohen dëmtime në mobiliet përreth si
rezultat i lagështirës. Shmangni gjithmonë
kontaktin e drejtpërdrejtë me avullin që del
nga furra.
Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët
nuk janë në gjendje ta përdorin pajisjen në
mënyrë të sigurt për arsye të aftësive të
tyre fizike, ndijore ose mendore, ose të
mungesës së eksperiencës ose të
mosdijes, nuk duhet ta përdorin këtë
pajisje pa mbikëqyrjen ose këshillimin e një
personi kompetent.
Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët
nuk janë në gjendje ta përdorin pajisjen në
mënyrë të sigurt për arsye të aftësive të
tyre fizike, ndijore ose mendore, ose të
mungesës së eksperiencës ose të
mosdijes, nuk duhet ta përdorin këtë
pajisje pa mbikëqyrjen ose këshillimin e një
personi kompetent.
Udhëzime mbi akrilamidin
Sipas zbulimeve më të reja shkencore,
një skuqje intensive e ushqimit,
veçanërisht në rastin e produkteve që
përmbajnë niseshte, mund të shkaktojë
një rrezik për shëndetin nga akrilamidi i
formuar. Prandaj, ne ju këshillojmë që të
gatuani mundësisht në temperatura të
ulëta dhe që të mos i skuqni shumë
ushqimet.
2 electrolux
Page view 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments