Electrolux EOK96030X User Manual Page 35

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 34
Pastroni shpinën e viçit dhe thajeni me letër
kuzhine.
Përzieni erëzat me vajin e kikirikut dhe me të
lyeni mishin njëtrajtësisht.
Vëreni mishin të skuqet për rreth 10 minuta
në tigan nga të gjitha anët, në furrë shumë të
nxehtë, dhe pastaj vendoseni në tavën e
ngrohur më parë.
Ena e pjekjes:
Tavë qelqi ose qeramike zjarrduruese ose
skarë pjekjeje.
Përcaktimi Niveli i vendosjes
P 11 SHPINË VIÇI 2
Kohëzgjatja Sasia e ujit në
sirtarin e ujit
80 minuta 200ml
NGROHJE (ushqime për 4-6 persona)
Ena e gatimit:
Mund të përdoret enë gatimi e çdo lloji e cila
duron nxehtësinë minimumi deri në 110°C.
Përgatitja:
Vendosni ushqimet e ndara ose të përziera
në pjata ose në një enë të vetme. Futini
furrë pa i mbuluar pjatat.
Maksimumi 6 pjata (ø 26 cm).
Përcaktimi Niveli i vendosjes
P 12 NGROHJE
1 dhe 4
Kohëzgjatja Sasia e ujit në
sirtarin e ujit
20 minuta 200ml
Pastrimi dhe Mirëmbajtja
Paralajmërim Gjatë pastrimit pajisja
duhet të jetë e fikur dhe e ftohur.
Paralajmërim Është i ndaluar për arsye
sigurie pastrimi i pajisjes me një pastrues
me avull ose me presion të lartë!
Kujdes Mos përdorni asnjë mjet fërkimi,
mjet pastrimi të mprehtë ose objekte
gërvishtëse.
Kujdes Mos përdorni për pastrimin e
xhamit asnjë mjet pastrimi të ashpër ose
fërkues, ose mjet gërvishtës metalik të
mprehtë të cilët mund të ciflosin
sipërfaqen, sepse kjo mund të çojë në
thyerjen e xhamit.
Pajisja nga jashtë
Pjesën e përparme të pajisjes fshijeni me
një pecetë të butë dhe me ujë të ngrohtë.
Në pjesët metalike përdorni produkte
pastrimi të zakonshme.
Ju lutemi mos përdorni asnjë mjet fërkimi
dhe asnjë sfungjer gërryes.
Pjesa e brendshme e furrës
Programi i pastrimit
Funksioni PASTRIMI përshkruhet në mënyrë
të detajuar në kapitullin "Funksionet e
programuara dhe recetat".
Pastrimi manual
Paralajmërim Furra duhet të jetë e
ftohtë gjatë pastrimit.
Pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
Kështu papastërtitë hiqen shumë më
lehtë dhe nuk ngjisin fare si më parë.
1. Kur dera e furrës hapet, ndizet
automatikisht ndriçimi i furrës.
2. Pas çdo përdorimi lajeni furrën me ujë të
ngrohtë me detergjent dhe pastaj thajeni
atë. Mos përdorni asnjë mjet gërvishtës.
Nëse është e nevojshme, papastërtitë
zbutini më parë me pak ujë ose ndizni për
një kohë të shkurtër funksionin e gatimit
me avull.
Papastërtitë që janë të vështira për t'u
hequr, mund t'i hiqni me materialet e
posaçme për pastrimin e furrave.
Kujdes Në qoftë se përdorni një
spërkatës për furrat, mbani parasysh me
çdo kusht udhëzimet nga prodhuesi!
Pjesët shtesë
Të gjitha pjesët që futen me rrëshqitje në furrë
(skara, tava, skarat anësore etj.) shpëlajini
pas çdo përdorimi dhe thajini mirë. Për një
pastrim më të lehtë, zbutini pak në ujë.
Filtri i yndyrës
1. Pastrojeni filtrin e yndyrës në ujë të nxehtë
dhe lëng larës ose në enëlarëse.
2. Ndotjet e mëdha mund të hiqen duke e
zier filtrin në pak ujë me 3 lugë detergjentë
për enëlarëset.
electrolux 35
Page view 34
1 2 ... 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments