Electrolux ESL63010 User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 20
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
Butoni i fillimit me vonesë
Përdorni butonin e fillimit me vonesë për të
vonuar fillimin e programit të larjes me një
interval prej 3 orësh. Referojuni kapitullit
'Zgjedhja dhe fillimi i një programi larjeje'.
Regjimi i vendosjes
Pajisja është në regjimin e vendosjes kur të
gjitha dritat treguese të programit janë të
fikura dhe drita treguese e mbarimit pulson.
Pajisja duhet të jetë në regjimin e vendosjes
për këto veprime:
Për të vendosur programin e larjes.
Për të vendosur nivelin e zbutësit të ujit.
Për të aktivizuar/çaktivizuar sinjalet e
dëgjueshme.
Nëse drita treguese e programit është e
ndezur, anuloni programin për t'u kthyer te
regjimi i vendosjes. Referojuni kapitullit
'Zgjedhja dhe fillimi i një programi larjeje'.
Dritat treguese të programit A dhe B
Përveç përzgjedhjes së programit përkatës
të larjes, këto drita kanë funksione shtesë:
Rregullimi i nivelit të zbutësit të ujit.
Çaktivizimi/aktivizimi i sinjaleve të
dëgjueshëm.
Sinjalet e dëgjueshëm
Ju mund të dëgjoni një sinjal të dëgjueshëm:
Në përfundim të programit të larjes.
Kur pajisja ka një keqfunksionim.
Aktivizimi i sinjaleve të dëgjueshme vendoset
në fabrikë.
Bëni këto hapa për të çaktivizuar sinjalet e
dëgjueshme:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
vendosjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonin e
zgjedhjes/anulimit të programit derisa
drita treguese e programit A të pulsojë
dhe drita tregues e programit B të ndizet.
4. Shtypni përsëri butonin e zgjedhjes/
anulimit të programit.
Drita treguese e programit A ndizet.
Drita treguese e programit B fillon
pulsojë.
5. Prisni derisa drita treguese e programit A
të fiket.
Drita treguese e programit B vazhdon
të pulsojë.
Drita treguese e mbarimit ndizet.
Sinjalet e dëgjueshme aktivizohen.
6. Shtypni përsëri butonin e zgjedhjes/
anulimit të programit.
Drita treguese e mbarimit fiket.
Sinjalet e dëgjueshme çaktivizohen.
7. Fikni pajisjen për të ruajtur veprimin.
Bëni këto hapa për të aktivizuar sinjalet e
dëgjueshme:
1. Bëni procedurën e mësipërme derisa të
ndizet drita treguese e mbarimit.
Përdorimi i pajisjes
Referojuni udhëzimeve të mëposhtme për
çdo hap të procedurës
1. Bëni një kontroll nëse niveli i zbutësit të
ujit është i saktë për fortësinë e ujit
zonën tuaj. Nëse është e nevojshme
përcaktoni zbutësin e ujit.
2. Mbushni mbajtësin e kripës me kripë të
veçantë për larëset e enëve.
3. Mbushni folenë e shpëlarësit me
shpëlarës.
4. Futni takëmet dhe enët në larësen e
enëve.
5. Zgjidhni programin e duhur të larjes për
llojin e ngarkesës dhe ndotjes.
6. Vendosni sasinë e duhur të detergjentit
në folenë e detergjentit.
7. Nisni programin e larjes.
Nëse përdorni tableta detergjente,
referojuni kapitullit 'Përdorimi i
detergjentit'.
Vendosja e zbutësit të ujit
Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga
furnizimi i ujit. Mineralet dhe kripërat mund të
kenë efekt negativ në funksionimin e pajisjes.
Fortësia e ujit matet në shkallët ekuivalente:
Sistemi gjerman (dH°).
Sistemi francez (°TH).
mmol/l (millimol për litër - njësi
ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
electrolux 5
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 19 20

Comments to this Manuals

No comments