Electrolux ESL63010 User Manual Page 7

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 20
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 6
Kujdes Kokrrizat e kripës dhe uji i kripur
në fund të pajisjes mund të shkaktojnë
gërryerje. Mbusheni pajisjen me kripë
përpara së të startoni një program larjeje
për të shmangur gërryerjen.
Ndiqni këta hapa për të mbushur kutinë
e kripës:
1. Rrotulloni kapakun në drejtim kundër-
orar për të hapur kutinë e kripës.
2. Mbusheni kutinë e kripës me 1 litër ujë
(vetëm gjatë procesit të parë).
3. Përdorni hinkën për të mbushur kutinë e
kripës me kripë.
4. Pastroni kripën e mbetur rreth kutisë së
kripës.
5. Rrotullojeni kapakun në drejtim orar për
të mbyllur kutinë e kripës.
Është normale që uji të derdhet nga kutia
e kripës kur shtoni në të kripën.
Kur vendosni elektronikisht zbutësin e ujit në
nivelin 1, drita treguese e kripës nuk qëndron
e ndezur.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
Kujdes Përdorni vetëm shpëlarës
origjinalë të përshtatshëm për enëlarëse.
Mos e mbushni folenë e shpëlarësit me
produkte të tjera (p.sh. agjentë pastrues
për enëlarësen, detergjent të lëngshëm).
Kjo mund të shkaktojë dëmtime në
pajisje.
Shpëlarësi mundëson tharjen e enëve pa
shenja e njolla.
Shpëlarësi shtohet automatikisht gjatë
fazës së fundit të shpëlarjes.
Ndiqni këta hapa për të mbushur folenë e
shpëlarësit:
1. Shtypni dhe lëshoni butonin për të hapur
folenë e shpëlarësit.
2. Mbushni folenë e shpëlarësit me
shpëlarës. Shenja 'max.' shfaq nivelin
maksimal.
electrolux 7
Page view 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 19 20

Comments to this Manuals

No comments