Electrolux ESL63010 User Manual Page 11

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 20
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 10
2. Vendosni zbutësin e ujit në nivelin më
të lartë.
3. Sigurohuni që kutia e kripës dhe kutia
e shpëlarësit të jenë plot.
4. Nisni programin më të shkurtër me një
fazë shpëlarjeje, pa detergjent dhe pa
enë.
5. Rregullojeni zbutësin e ujit sipas
fortësisë së ujit në zonën tuaj.
6. Rregulloni sasinë e lëshuar të lëndës
shpëlarëse.
7.3 Vendosja dhe startimi i një
programi
Modaliteti i cilësimit
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
cilësimit që të pranojë disa veprime.
Pajisja është në modalitetin e cilësimit kur,
pas aktivizimit:
Të gjitha dritat treguese të programeve
janë të fikura.
Drita treguese e përfundimit pulson.
Nëse paneli i kontrollit shfaq gjendje të
tjera, shtypni dhe mbajeni shtypur butonin
derisa pajisja të jetë në modalitetin e
cilësimit.
Nisja e një programi pa shtyrje
programi
1.
Hapeni rubinetin e ujit.
2. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen. Sigurohuni që
pajisja të jetë në opsionin e vendosjes.
3. Shtypeni vazhdimisht butonin e
programit derisa të ndizet treguesi i
programit që dëshironi.
4.
Mbyllni derën e pajisjes. Niset
programi.
Nisja e një programi me shtyrjen
e fillimit të programit
1.
Vendosni programin.
2.
Shtypeni butonin e shtyrjes së
programit për të shtyrë fillimin e
programit me 3 orë. Treguesi i shtyrjes
së programit ndizet.
3.
Mbyllni derën e pajisjes. Fillon
numërimi mbrapsht.
Kur përfundon numërimi mbrapsht,
fillon programi.
Hapja e derës ndërkohë që
pajisja punon
Nëse e hapni derën, pajisja ndalon. Kur e
mbyllni derën, pajisja vazhdon nga pika ku
u ndërpre.
Anulimi i shtyrjes së programit
ndërsa funksionon numërimi
mbrapsht
1.
Hapni derën e pajisjes.
2. Shtypni butonin e shtyrjes së
programit, treguesi i shtyrjes do të
fiket.
3. Mbyllni derën e pajisjes. Niset
programi.
Anulimi i programit
1. Hapni derën e pajisjes.
2.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e
programit derisa drita treguese e
programit të caktuar të fiket dhe drita
treguese e përfundimit të pulsojë.
Sigurohuni që të ketë detergjent
në kutinë e detergjentit përpara se
të filloni një program të ri.
Në përfundim të programit
Kur të përfundojë programi, do të
dëgjohet një sinjal akustik me ndërprerje
dhe do të ndizet treguesi i përfundimit.
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
çaktivizuar pajisjen.
2.
Mbyllni rubinetin e ujit.
Lërini enët të ftohen para se t'i
hiqni ato nga pajisja. Enët e
nxehta mund të dëmtohen
lehtë.
Boshatisni koshin e poshtëm në
fillim dhe më pas atë të
sipërmin.
Mund të ketë ujë anash dhe te
dera e pajisjes. Enët prej inoksi
ftohen më shpejt se enët e tjera.
SHQIP 11
Page view 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 19 20

Comments to this Manuals

No comments