Electrolux EWX147410W User Manual Page 22

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 64
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 21
PASTRIMI I FILTRIT TË HYRJES
UJIT
Nëse vini re se pajisja kërkon më shumë
kohë për t'u mbushur, kontrolloni që filtri në
tubin e futjes së ujit të mos bllokohet.
1. Mbyllni rubinetin e ujit.
2. Zhvidhosni tubin nga tapa.
3. Pastroni filtrin në tub me një furçë të
fortë.
4. Vidhosni tubin përsëri te tapa.
PARANDALIM I FORMIMIT TË BRYMËS
Nëse makina instalohet në një vend ku
temperatura mund të bjerë poshtë 0°C,
vazhdoni si më poshtë:
1. Mbyllni rubinetin e ujit.
2. Zhvidhosni tubin e hyrjes së ujit.
3. Vendoseni skajin fundor të tubit të
zbrazjes së urgjencës dhe atë të tubit
të hyrjes mbi një enë të vendosur në
dysheme dhe lëreni ujin të dalë.
4. Vidhosni përsëri tubin e futjes së ujit
dhe ripoziciononi tubin e zbrazjes së
urgjencës mbasi keni vendosur përsëri
tapën.
5. Kur ta vini sërish në punë pajisjen,
sigurohuni që temperatura e ambientit
të jetë mbi 0°C.
ZBRAZJA E EMERGJENCËS
Nëse uji nuk zbrazet, veproni si më posh
për të zbrazur pajisjen:
1. hiqni spinën nga priza e korrentit;
2. mbyllni rubinetin e ujit;
3. nëse është e nevojshme, prisni derisa
uji të jetë ftohur;
4. vendosni një tas në dysheme dhe
vendosni fundin e tubit të zbrazjes së
urgjencës në tas. Hiqni kapakun. Uji
duhet të kullojë në tas si pasojë e
forcës së gravitetit. Kur tasi është
mbushur plot, vendosni sërish kapakun
në tub. Zbrazni tasin. Përsëriteni
procedurën derisa të mos derdhet
ujë nga zorra;
5. pastrojeni pompën nëse është e
nevojshme në mënyrën e sipër
përshkruar;
6. zëvendësoni tubin e zbrazjes së
urgjencës në vendin e vet mbasi e keni
futur atë;
7. vidhoseni pompën përsëri.
SI TË VEPROJMË NËSE...
Probleme të tilla vijnë si pasojë e mungesës
së mirëmbajtjes së thjeshtë apo vëmendjes,
çka mund të zgjidhet lehtë pa qenë nevoja
të thërrisni një inxhinier. Përpara se të
kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit, ju
lutemi të kryeni kontrollet e mëposhtme.
Gjatë punës së pajisjes është e mundur që
drita treguese e kuqe e butonit 5
pulsojë, një nga kodet e mëposhtëm të
alarmit shfaqet në ekran dhe do të
dëgjohen disa sinjale akustike çdo 20
sekonda për të treguar se pajisja nuk po
punon:
: problem me furnizimin me ujë.
: problem me kullimin e ujit.
: dera është e hapur.
Pasi të jetë eliminuar problemi, shtypni
butonin 5 për të rinisur programin. Nëse
problemi vazhdon edhe pas të gjitha
kontrolleve, kontaktoni me Qendrën lokale
të shërbimit.
22 electrolux
Page view 21
1 2 ... 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 ... 63 64

Comments to this Manuals

No comments