Electrolux EWX147410W User Manual Page 27

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 80
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 26
3. 4.
45°
20°
14.8 Masat paraprake të
parandalimit të brymës
Nëse pajisja është e instaluar në një
zonë ku temperatura është më pak se 0°
C, hiqni ujin e mbetur nga zorra e hyrjes
së ujit dhe pompa e shkarkimit.
1. Hiqni spinën nga priza elektrike.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
3. Vendoseni skajin fundor të tubit të
zbrazjes së urgjencës dhe atë të tubit
të hyrjes mbi një enë të vendosur në
dysheme dhe lëreni ujin të dalë nga
tubat.
4. Caktoni programin e shkarkimit dhe
lëreni të punojë deri në fund të ciklit.
5. Rrotulloni çelësin e programeve në
Ndezje / Fikje për të shkëputur
pajisjen nga korrenti.
6. Vidhosni përsëri tubin e futjes së ujit
dhe vendoseni sërish tubin e
zbrazjes së urgjencës mbasi keni
vendosur përsëri tapën.
PARALAJMËRIM!
Sigurohuni që temperatura
të jetë më e lartë se 0 °C
përpara se ta përdorni sërish
pajisjen.
Prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për dëme të
shkaktuara nga temperaturat
e ulëta.
14.9 Zbrazja e emergjencës
Nëse pajisja nuk e shkarkon ujin, veproni
si vijon:
1. Hiqni spinën nga priza elektrike.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
3. Nëse është e nevojshme, prisni
derisa të ftohet uji në pajisje.
4. Vendosni një tas në dysheme dhe
vendosni fundin e tubit të zbrazjes së
urgjencës në tas. Hiqni kapakun.
Uji duhet të shkarkohet në enë si pasojë
e forcës së gravitetit.
5. Kur tasi të jetë mbushur plot,
vendosni sërish kapakun në tubin e
emergjencës.
6. Zbrazni tasin. Përsëriteni procedurën
derisa të mos derdhet më ujë nga
zorra.
7. Pastrojeni pompën nëse është e
nevojshme në mënyrën e sipër
përshkruar.
8. Vendoseni tubin e zbrazjes së
urgjencës në vendin e vet mbasi e
keni futur atë.
9. Vidhosni sërish në vend zorrën e
hyrjes së ujit.
15. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
15.1 Hyrje
Pajisja nuk ndizet ose ndalon gjatë
punës.
SHQIP 27
Page view 26
1 2 ... 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 ... 79 80

Comments to this Manuals

No comments