Electrolux EWX147410W User Manual Page 12

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 64
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 11
PËRDORIMI - THARJA
VETËM THARJE
Paralajmërim
Sasia e këshilluar e ngarkesës është 3 kg
për rroba të pambukta dhe lino, dhe 2 kg
për rroba sintetike.
Është gjithashtu e mundur të thani deri
në 4 kg rroba të pambukta (shihni
tabelën "Programet e tharjes").
Paralajmërim
Rubineti i ujit duhet të jetë i hapur dhe
zorra e shkarkimit duhet të jetë
vendosur në lavaman ose të jetë lidhur
me tubin shkarkues.
1. Futni rrobat në pajisje.
2. Përzgjidhni një cikël centrifugimi me
shpejtësinë maksimale të lejuar për
llojin e rrobave që po lani, për të arritur
rendiment optimal në tharje.
3. Përzgjidhni programin e tharjes për Të
pambuktat ose Sintetiket në zonën e
Tharjes të çelësit përzgjedhës të
programit.
4. Vendos tharjen me kohëzgjatje të
programuar: shtypni butonin 5 derisa
koha që dëshironi të shfaqet në ekran
(shihni tabelën e "Programeve të
tharjes"). Çdo herë që të shtypni këtë
buton, koha e tharjes rritet me 5
minuta.
Vini re!
Koha e programit do të rritet
automatikisht me disa minuta.
5. Shtypni butonin 8 për të filluar
programin. Koha e mbetur përditësohet
çdo minutë.
6. Në fund të programit do të dëgjohet një
sinjal akustik. Tre zero që pulsojnë
«0.00» shfaqen në ekran.
Gjatë minutave të fundit të ciklit të
tharjes pajisja kryen një fazë kundër-
zhubrosjes. Gjatë kësaj kohe dera
është e kyçur. Drita e bllokimit të derës
është e ndezur. Në ekran shfaqen tre
zero që pulsojnë «0.00».
Nëse dëshironi ta hapni derën para ose
gjatë fazës kundër zhubrosjes ose ta
ndërprisni këtë fazë, shtypni një buton
çfarëdo ose rrotullojeni çelësin
përzgjedhës të programit në një
pozicion çfarëdo (me përjashtim të O).
7. Rrotulloni çelësin e programeve në
pozicionin O për të fikur pajisjen.
8. Nxirrni rrobat nga kazani.
Vini re!
Llojet e ndryshme të të pambuktave
(peshqirë, çarçafë, bluza e kështu me
radhë) ose çdo lloj tjetër rrobe që mblidhet
shuk gjatë fazës së centrifugimit mund të
thahen vetëm pjesërisht. Në ato raste
rralla kur në fund të ciklit rrobat mbeten disi
të njoma, ju sugjerojmë të hapni rrobat e
mbledhura shuk, t'i rishpërndani në kazan
në mënyrë të njëtrajtshme dhe të zgjidhni
një cikël të mëtejshëm tharjeje prej 20-30
minutash.
Nëse vendosni një fazë tharjeje me
vetëm 10 minuta, pajisja kryen vetëm
një fazë ftohjeje.
PËRDORIMI - LARJE DHE THARJE
PROGRAMI NON-STOP - LARJE DHE
THARJE E PROGRAMUAR
Sasia e këshilluar e ngarkesës është 3 kg
për rroba të pambukta dhe 2 kg për rroba
sintetike.
Është gjithashtu e mundur të thani deri
në 4 kg rroba të pambukta (shihni
tabelën "Programet e tharjes").
Kujdes Mos përdorni asnjë pajisje/
sferë dozimi kur po kryeni një
program larjeje dhe tharjeje.
1. Ngarkoni rrobat dhe shtoni detergjentin
dhe zbutësin e rrobave.
2. Ndizni pajisjen duke e çuar çelësin
përzgjedhës në programin e larjes/llojin
e tekstilit të përzgjedhur.
12 electrolux
Page view 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 63 64

Comments to this Manuals

No comments