Electrolux EWX147410W User Manual Page 2

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 64
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 1
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 4
Paneli I kontrollit 5
Përdorimi i parë 8
Personalizimi 8
Përdorimi I përditshëm 8
Përdorimi - Tharja 12
Përdorimi - Larje dhe tharje 12
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 13
Këshilla për Tharjen 15
Programet 16
Programet e tharjes 19
Kujdesi dhe pastrimi 19
Si të veprojmë nëse... 22
Vlerat e konsumit 26
Instalimi 26
Montimi 29
Lidhja elektrike 30
Probleme që lidhen me mjedisin 31
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
E rëndësishme Lexojeni këtë manual me
kujdes dhe ruajeni atë për t'iu referuar në të
ardhmen.
Siguria e pajisjes Tuaj përputhet me
standardet industriale dhe me kriteret
ligjore në lidhje me sigurinë e pajisjeve.
Gjithsesi, ne si prodhues ndjejmë se
është detyra jonë t'ju informojmë me të
dhënat e mëposhtme për sigurinë.
Është shumë e rëndësishme që këtë
manual përdorimi ta ruani bashkë me
pajisjen për t'iu referuar në të ardhmen.
Nëse pajisja do të shitet apo do t'i kalojë
një përdoruesi tjetër, ose nëse ndryshoni
shtëpi dhe e lini pajisjen në shtëpinë e
vjetër, sigurohuni gjithmonë që manuali i
përdorimit të jetë bashkë ma pajisjen, në
mënyrë që përdoruesi i ri të njihet me
funksionimin e pajisjes dhe
paralajmërimet përkatëse.
DUHET t'i lexoni ato me kujdes para se
të lidhni ose të përdorni pajisjen.
Përpara se ta vini pajisjen në punë për
herë të parë, kontrollojeni atë për ndonë
dëmtim të mundshëm si pasojë e
transportit. Mos vini kurrë në punë një
pajisje të dëmtuar. Nëse ka pjesë të
dëmtuara, kontaktoni shitësin tuaj.
Nëse e merrni pajisjen gjatë muajve të
dimrit ku temperaturat janë të ulëta nën
zero: Lëreni lavatriçen të qëndrojë në
temperaturën e ambientit për 24 orë
përpara se ta përdorni për herë të parë.
SIGURIA E PËRGJITHSHME
Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta
modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë
të mundshme.
Gjatë programeve të larjes me
temperaturë të lartë, dera xhami i derës
së pajisjes mund të nxehet. Mos e prekni!
Sigurohuni që kafshët e vogla shtëpiake
dhe fëmijët të mos futen në kazan. Për ta
shmangur këtë, ju lutemi kontrollojeni
kazanin përpara se të përdorni pajisjen.
Çdo objekt, si monedha, paramane,
gozhdë, vidha, guriçka apo çdo material
tjetër i fortë dhe i mprehtë mund të
shkaktojë dëmtime të mëdha, kështu që
nuk duhet vendosur të pajisje.
Përdorni vetëm sasitë e këshilluara të
zbutësit dhe detergjentit të rrobave. Nëse
e mbingarkoni lavatriçen me tesha, këto
të fundit mund të dëmtohen. Ndiqni
këshillat e prodhuesit sa i përket sasive.
Teshat e vogla, si çorapet, lidhëset, rripat
e mesit që lahen, etj. në një qeskë për
larje ose në një këllëf jastëku, pasi këto
tesha mund të rrëshqasin midis kazanit
dhe legenit të brendshëm.
Mos e përdorni lavatriçen për të larë
tesha të gomuara, tesha pa bordurë të
2 electrolux
Page view 1
1 2 3 4 5 6 7 ... 63 64

Comments to this Manuals

No comments